Wednesday , January 20 2021
Lajmi i fundit

Gani Karamanaga: KUR ËNDRRA BËHET REALITET

Gani KaramanagaMe rastin e  25-vjetorit të Shkollës së Muzikës në Ulqin ( 1995-2030) këto ditë doli nga shtypi monografia të autorit Jusuf Lika.

Recensionet për këtë monografi i shkruan: Akademiku Zuvdija Hoxhiq-Berisha, Prof.Dr. Ruzhdi Ushaku dhe Prof. Dr Sllobodan Jerkov.

Shkolla për Arsimimin Fillor të Muzikës është rritur në një institucion arsimor dhe artistik me reputacion të lakmueshëm. Në mënyrë më të thjesht, më mbersëfinese mbi këtë ndërmarrje kulturogjike, më të vërtet fenomen, dëshmon edhe Monografia me rastin e 25-vjetorit të Shkollës”(Z.Hoxhiq).

“Kultura, dhe në veçanti kultura muzikore, pasqyrohet përmes formave të dukurive, dhe pastaj përmes qëndrimit të popullit ndaj trashëgimisë së vet.. Sa e pasur të jet kultura muzikore, aq i pasusr është edhe populli”(S:Jerkov).

“ Për jetën profesioniste të Ulqinit është  ngjarje e shënuar kulturore hapja e Shkollës së Muzikës në Ulqin në vitin 1995..”( R.Ushaku).

“Përvpja jetësore më mësoi që sakrifica n uk është e kotë nëse njëriu bën at që do më së shumti…ëndrra e ime fëmijërore u realizua..”Autori J.Lika).

Në kapitullin VI Profesorat që kanë dal nga kjo shkolle janë:

Fatime Buzuku, Iliriana Gjoni, Jelena Knezheviq, Laureta Jacoviq, Lluka Gjaçiq, Gjylije Pelingu, Adrian Peroviq, Jozo Jakoviq,  Milica Ivanoviq, Hristina Dragoviq,  Ivana Pekiq, Vanja Goroviq,  Maida Resulbegoviq-Goca, Jelena Ivanoviq.

Autorit të këtij teksti  i lejohet që të veçoji dy emëra të veçant.

Iliriana Gjoni

Është nxënëse e gjeneratës së parë të Shkollës së Muzikës në Ulqin. Ndërmjet tjerave e zgjedhur si fituese e bursit Erasmus kalon në Universitetin e Muzikës në Kalsruhe(Gjermani), ku me notën më të lartë kryen studimet master në  disciplinën Piano-solo dhe piano muzikë kamertale.

Paralelisht fillon  veprimtarinë e vet edhe si pedagoge. Në klasën e saj gjinden fituesit  e çmimeve të para në Garat kombëtare të Gjermanisë.

Gjylie Pelingu. Pas shkollimkit në Shkollën së Muzikës në Ulqin, shkollimin e lartë e  bachelor dhe master i ka kryer në Tiranë, në Universitetin e arteve te profesoresha Manjolla Nallbani

Është fituese e konkurseve  nacionale dhe ndëkombëtare.

Që në vitin 2013 është  anëtare e ESMA- Europian  Summmer Music  Academy.

Jeton në Ulqin.

Ishte kënaqësi dhe përjetim shpirtëror duke dëgjue inerpretimet e  Ilirjana Gjoni dhe Gjylie Pelingu.

Shkolla e Muzikës në Ulqin ishte ëndrra e disa gjeneratave. Por, nismëtari dhe realizuesi i këtij projekti madhështor  është Jusuf Lika i cili njëkohësishtë edhe autori i kësaj Monografie.

Shumë nxënsa kanë kalue nëpër këtë shkollë, disa kanë arritur  suksese të veçanta, por mirë ka qenë edhe për ato  të tjertë për të pasur një kulturë dhe edukim muzikor.

Fillimisht Shkolla e Muzikës së Ulqnit ishte degë e Shkollës së Muzikës nga Tivari. Por, së shpejti uorganizue si institucion i veçant dhe i pavarun.

Gati të gjithë manifestimet kulturo artistike në Ulqin kanë qenë të përcjellur nga nxënsit dhe  msimëdhënsit e Shkollës së Muzikës në Ulqin. Ato zbukuruan festimet lidhur me Ditën e Ulqinit, Skenës Verore në Ulqin.

Ishin prezentë edhe në përurimet e veprave të autorëve nga Ulqini dhe rajoni. Pjesëmarrësit në shumë gara republikane dhe ndërkombëtare.

Monografia flet edhe për fillimet e jetës muzikore në Ulqin. I kujton edhe ato të cilët kanë  dhënë kontribut në folklorin dhe jetën muzikore  gjatë shekullit XX.

Me respekt po i veçoji disa emëra: profesorat e muzikës Qamil Gorana, Hajdar Axhemi, Fiqiri Hasanaga. Po aty e kanë vendin edhe barësit e folklorit Rexhep dhe Munib Abazi, Kabil Mehmeti, Beqir Truma, Atif Hasanaga,.

Me veçanti po e përmend edhe vilonistin Ali Tahir Zhygjelin.

Në fund

Ulqini mundet të krenohet me arritjet e Shkollës së Muzikës.

Falëmenderimet dhe respekt për autorin Jusuf Lika.Dulcigno Polka

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top