Wednesday , November 20 2019
Lajmi i fundit

Gani Karamanaga: Lundrimi fundit

Arkiv, Arhiva, 1943( Insert nga romani në dorëshkrim “Mullini i Erës” )

Ulqin, viti 1943 – Rruga kryesore e  Kalasë vazhdon prej Pazarit të qytetit. Rrugica tjetër majtas,  menjëherë janë shtëpitë e Jakup Idrizagës dhe Hamid Ismailagës, më poshtë shtëpia e madhe e Lejdin begut, në anë tjetër e  ef. Ibrahim Zejnelagës . majtas  është shtëpia e Banush Elezagës,  djethtas e  Maliq dhe Hasan Karamanagës.  Në fund dominon shtëpia e veçantë e vëllezërve Kahraman-Mano dhe Selim Karamanagës.

Kjo shtëpi  me pamjen nga sokaku ka disa karakteristika: shkallët e hyrjes janë prej tullave  ngjyrë kafe, bien në sy dritarja me basamak ku gjendet akshihanja-kuzhina në katin e dytë. Nën shtëpi është qemeri i cili mundëson kalimin më gjerë, në katin e parë është dhoma me dritare prej detit, çardaku me katër dritare.

Në katin e dytë përveç kuzhinës janë dy dhoma  me pamje  nga deti dhe  Limani  si  dhe  dy  dritare sipër shtëpisë së ef. Muhamed Elezagës. Prej katit  parë  është dalja në bahçe ku janë pemët: kimça, mani dhe dy  fiq, saranxhi. Në anën  juglindore shtëpia është  e lartë dhe  dominon  në krahasim me tjerat.

Ajshja ishte vajza më e bukur në Kala. Ibrahimi e shikonte  prej së largut, por ajo ishte  gjithmonë me të afërmit e saj.

Dasmat në Kala kanë zgjatur deri një javë. Kur u martua   Ismet Fani me një vajzë prej Mahallës së Re  Ajsha ishte aty..nuk u përzie me valltarët, e vetmuar shikonte  anash.

Atëherë vajza e cila u martonte fystanet ia jepte shoqeve saja, ose motrës më të vogël. Kur u martue Naziqja ia fali Ajshes havrën e kuqe me pika të bardha. Ky fystanë i rrinte bukurë, dallonte prej të gjithë vajzave atë natë. Ibrahimi e vërejti.Nuk ka pasur guxim që të flas me të. Ishte i vetëmuar, më mendimet dhe ëndërrat e tija..

….

Heret në mëngjesë Ibrahimi me vëllaun Nailin  u ulën në Puntën e Nuradinit.  Një ditë mëpërpara në mbërmbje, para akshamit kishin hedhur parangallat.

I nxjorrën parangallat  dhe gjetën  disa gruja, një sarg të madhë dhe një bukurinë. Mjaft për shtëpinë e tyre.

Beqo Behari  Ishte rom (magjyp), u dallonte prej tjerve. I gjatë dhe i bardhë, më fuqi të madhe. Thojshin se ka mujtur  më bajtur deri në katër thasë më  çimento.

Në ato  kohë  çdo pajë ose dhunti në Kala është bajtur më valixhen e Hamit Agës prej Amerike. Për ta   çue e kan ftuar Beqo Beharin. Para se është nisur më valixhe në krah Beqoja  në mjes të oborrit ka  kacye ( lujtur ) më përcjelljen e dajres, qemales dhe harmanikës.

Në të enjten paradite dhuntinë –dhuratat për nuse dhe familjen e saj i çoji Beqoja deri në Mahall të Re.

Për nuse  u nisën, mbasi doli hëna e re  në orën  dhjetë  në mbërmbje krushqit shtatë vetë, më të afërmit  dhe një krushkë, motra e Ismetit Seidja. Me automobil “Ford” të vjetër ishte Musli Hidri. Në automobil hyri krushka, axha dhe daja i Irfanit.

Në martesat e përparshme në Kala ditën e nesërme pasdite është “ngref” nusja e re e veshur me  tesha kombëtare. Afër nuses  të mbështetura për mur kanë qenë nuset tjera, gjithashtu me veshje  kombëtare karakteristike ulqinake.

Gratë e reja dhe vajzat  kanë këndue me përcjelljen e daires dhe harmonikës.   Gjatë  pasdite kanë ardhur “krushkat”, grate  prej fisit të nuses.

Ka qenë e mundshme  me ardhur edhe gratë e vajzat ma të larta për të “pa nusen”.

Te porta e madhe të Kalasë janë  takue dy grupë vajzash, njëra si kanë qenë me pa nusen dhe tjetra sa po shkojshin  atje . U shtrue pyetja :

 “Si ka dal nusja. A ishte e bukur ? “

Pyetën ato si po hyjshin në Kala.

“Nusja  isht si bombon”

U përgjigjën këto të tjerat.

Hake Karamanaga ishte   e afërmja  familjen e Fanëve ku erdhi nusja e re.  Ka qenë gru e gjatë  Ka qenë bashkëshortja e Jusuf (Kahraman ) Kahramanagës. Në moshën 8-10 vjeçare në familjen e babait të saj  Mollabeqiri ka qenë për një kohë të caktuar i strehuar “Hoxha i Madhë”-Ymer Prizreni . Hakja e vogël e ka shërbyer atëherë, me  kafe Hoxhën e Madh,siç e kanë qujtur  Ymer Prizrenin.

Hakja ka ditur për mjekësinë popullore: shërimi i sterilitetit, mjekimi i bajameve ( tonzilat) në mënyrë fizike i ka “shtrydhur” (“ ka shti fytin “). Gjithashtu  e  ka ditur shumë mirë krijmtarinë gojore, këngë pupullore të kohës. Talentin e saj mendojmë se  e ka vazhduar  Lutfije  Malohoxha. Gjithashtu ka qenë e njohur si  gatuese e veçantë e sarajlisë tradicionale të Ulqinit. Ka ditur shumë edhe për harapët e Ulqinit.

Familja Fani atë ditë e ftoji Haken për të vu rregull në hyrje të odës kur vijshin „kapuçat“ ( ato si vijshin me pa nusen)

Ibrahimi pas drake  doli në rrugë te shtëpia e Januz Beqiragës për të pritur që të kalonte Ajshja. Mendonte se ajo do të ecë asaj rruge për të shkue në shtëpinë e Fanëve për të pa nusen.

Pas një ore Ajshja kaloj me motrën e vogël dhe nënen e axhës saj. Ajshja  e shikoji Ibrahimin me syt e kaltërtë si deti..Prap ishte me fystanin e kuq me pika të bardha..

Një ditë, Ibrahimi ishte në  shkallat  gurit te shtëpia e tyre. Ajshja erdhi dhe e kërkoji Havanë nënën e Ibrahimit. Nëna e saj ka pasur nevoj për  me ja qep një fustan. Ajo foli shkurt, Ibrahimi mbeti në maje,  Ajsha qëndronte  në fund të shkallave ..

“Nana ka shkue te daja në Mahall të Re”. U përgjigjë Ibrahimi.

Kaluan disa ditë, Ibrahimi shkoji me axhën Selimin  dhe babain i tij në det. Lundruan deri në  Durrës, mandej vazhduan për  Katanie në Sicili.

Ashja një ditë në mëngjesë u zgjua me  ethe të larta, dhimbje koke, të vjellura. Thirën mjekun Dr. Anagnostin-“flokëbardhin” ( si e kanë qujtur) për ta vizituar. Gjendja u keqësua. E vizitoji edhe Dr.Marko Popoviqi. Gjendja e Ajshes çdo ditë ishte më keq… Erdhi edhe Dr. Frederik Shiroka prej Shkodre . Ai konstatoji që bëhet fjalë për meningitisin..

Ibrahimi u këthye pas dy muajsh. Të gjithë Kalaja  ishte e habitur dhe me dhimbje për  vdekjen e Ajshes.

            Ibrahimi kurr nuk ka ditur se Ajsha atë ditë erdhi te shtëpia e tyre për të pa atë..Nga  ajo ditë  Ibrahimin   do ta përcjellur kënga

Kurë pata nji lule t’bukur

M”than se do ta kem përherë

M’iku fluturoi si fluturë

Edhe s’mujta me i marr erë.

Lulen n’dor unë kur e pata

Kimetin nuk ja dita

Vaj me det se na xu nata

Unë kët gja nuk e dita

 

Lulja prej dore se ç’më doli

E prej gjumit se ç’jam çu

M’la të shkret në mendime

Asnjiherë se kam harru..

Melbourne, Australi viti 2010. brahimi  dhjet ditë qëndroji në Spitalin për sëmundjet e mushkërive. Kishte problem me frymëmarrje.

Ishte ditë tetorit.  Në mëngjesë erdhi për  vizitë dhe ndihmesë Pino, nipi i Terezës. Ibrahimi tha:

“Sot  jam ma mirë, kam dëshirë me dal në verandë..”

Tereza me Pinon shkuan deri në market. Ajo i tha Ibrahimit:

“Bruno, do të kthehemi së shpejti”

“Këtu do të më gjeni”

U përgjigj Ibrahimi më zë të  ult.

Prej shtëpisë në horizont u shihte deti, ishte duke kalue një anije e madhe..

Lundrimi i fundit

Me barkën “Pepina” e gjyshit Ibrahim -Brahim Karamanagës lundroji deri te Guri i Gjeranave, hyri duke kaluar  perms gadishullit Suka në gjirin e Ulqinit. Barka u gastue-ofrue në Mole të Vogël nën Kala.

 Ibrahimi doli në tokë dhe filloji të ecëte  rrugës deri te Porta e Jallisë, kaloj afër Taphanës dhe Kishllahit.Mbrriti te qemeri te shtëpia vjetër  e tyre.

            Në fundë të shkalave me tulla të ngjyrë kafte ishte Ajsha e veshur me fustanë të kuq me pika të bardha..

Duke u ofrue  Ajsha tha:

“Oh Ibrahim, të kam pritur gjashtëdhjet e tre vjetë..”

“  Ajshe, u ktheva dikur..”

U përgjigjë Ibrahimi.

Dhe

Për here të parë

U përqafun,

Përgjithmon..

Gani Karamanaga

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top