Wednesday , October 17 2018
Lajmi i fundit

Gani Karamanaga: MËRGIMI

Arkiv, Arhiva, Kalaja, Stari grad

Mërgimi i banorëve të Kalasë

Hamid Ismajlaga shkoj në Amerikë dhe u kthe pas pes viteve.

Vojo Çilingiri ndërtoji anien e vogël në Ranë dhe së bashku me Filip Martinoviqin kaluan Detin Adriatik dhe prej Italisë mbërritën në Australi.

Ibrahim Karamanaga prej Durrësit në vitin 1947 së bashku mer një shok fshehtazi me një anije greke emigruan deri në Brindizi e mandej deri në Napoli. Pas tri vjetve pas martesës me infermjeren Tereza emigroji në Australi.

Qemal Hashim Resulbegu shkoji për Gjermani, e mandej edhe vëllau i tij  Kadriu. Hasim Niman Nimanbegu në vitete gjashtëdhjeta ishte mariner në anijen “Durmitor”. Kur mbërritën në Bari, ai doli në qytet cdhe nuk u këthye në barkë. Vazhdoji dhe mbërriti në Paris. Vëllëzrit Besim dhe Sadri Resulaga kanë emigrua në Australi. Mehmdet Lejdin Fazlibegu së bashku me Fejzi Hamid Ismajlagën emigruan në Amerikë. .Më vonë, pas martesës me  Margaretën Gani Vogliqi shkoji të jetoj në Gjermani.

Dy djemët e Avdo Shabanit emigruan në Zhvicërr dhe Suedi, si edhe Shyqyri dhe Hysein Faik Shabani të cilët kaluan të jetojnë në Zhvicërr.Të tre djemët e Isa Resulbegut  shkuan për të pubnuar dhe jetuar në Amerik, Si edhe vajza dhe djali i Jahush Sukaliqit. Nurija jeton me familje në Shtugard. Kurse Sala ka jetuar në Amerikë.

Në fillim të Kalasë përpara jetonte Julija Dragoviq më nënë dhe djalin Negjelko (deri më 1979 ). Negjelko kaloj të jetoj në Afrikën Jugore në Johanesburg. Reshit Enver Nimanbegu ishte kapidan në aniet e mëdha ndëroqeane. Pas martesësës shkoji të  Amerikë. Mufit Rexhep Goga gjindet në Gjermani. Faruk Nazif Shabani gjithashtu jetonë në Gjermani.Maksud Bushatit jetonë në Zhvicërr.Sabahudin Selatin Vogliqi ka  punar dhjet vite në Amerikë, por është këthye në vendlindje.Naim Niman Nimanbegu është në Gjermani. Vëllau i tij Mehdi Nimanbegu ka jetuar në Amerikë.Ndexhat Kabil Karamanaga jetonë në Zhvicëërr, vëllau i tij Bekimi jetonë në Kaliforni.Maliq Tahir Karamanaga ka emigrua në Paris.Adnan Avdo Nimanbegu jetonë në Amerikë.Fatmir Hilmi Nimanbegu gjithashtu është në Amerikë.Beqir Muzafer Idrizaga një kohë ka jetuar në Itali.Besim Ruzhdi Karamanaga ka jetuar nëntë vjetë në DanemarkëMaliq Tahir Karamanaga ka emigrua në Paris..Fatmir Hilmi Nimanbegu gjithashtu është në Amerikë.

Kthimi në vendlindje

Rr[fimi 1.Dita e katërët e Kurban Bajramit. Shkuam në Tiranë së bashku me përfaqësuesit e Fondit për pakica për  realizimin e  një takimit letrar lidhur me prezantimin e veprave të krijuesve shqiptarë  nga Mali i Zi.Në mbërmbje bashkëshortja Fitnetja më tha se ka qenë për të na vizituar  Besim Naga.Besim Resulaga-Naga ka emigrue  në vitin 1958 në Itali. Pas tri vjrtëve  shkon në Australi. Sipas kujtimeve të mia ka qenë në Ulqin në vitin 1986. Atëherë ndrroji jetë kushriri i jonë Nail Mano Karamanaga ( 1925-1986). Besimi Ishte i interesuar për prejardhjen tonë nga Shkodra në  fund të shekullit XVIII. Përësëri Besimi vjen në vitin 1992 pas martesësë së dyt në Ulqin. Atëherë  ka qëndrue dy muaj në vendlindje.Pas një kohe të gjat  prap e vizitoji  Ulqinin e Tivarin.U takuam në kafenenë e Ali Hasës në Pazarin e Ulqinit. Besimi ka mall të madhë për  Kalanë e Ulqinit.

Unë kam lindur në vitin 1939 në Kala. Atë vitë ka ra borë e madhe, motra ime Hatmane ka pasur 4 vjeç. Ajo e sjolli lajmin te kopmshiu i parë  Myrto Bushati“.Besimi pak pushon duke pi kafen dhe vazhdon : „ Kam dëshiirë të madhe që ta ndërtojmë me vëllaun Sadriun një shtëpi në Kala  dhe vitete e fundit të pleqërisë ti kalojmë aty….Dje në Tivar më ra në dorë libri i Dr.Anto Martinoviqit  i cili shkruan për shëndetësinë e Tivarit deri në vitin 1960. Duke e shfletue librin më ra në  sy emëri i Dr. Miodrag Jovanoviqit. Kam pasur vetëm shtatë vjeç kur më ka operuar në Spitalin e Tivarit..“

Besim Naga thot se  çshtë në Gjyqin e Ulqinit proçesi i këthimit të pronës të  Musa Resulagës Nagës në Kala. Ai thot: „ Nuk e kërkojmë  pronën ku isht  shtëpia dhe oborri i familjes të Ilmi Nimanbegut.Ato e gëzofshin. Ne kërkojmë vendin prej 300 m katëror , i cili gjendet aty  afërë.  do ta vërtetojmë se ajo ishte prona e jonë“Është e drejta e Besimit dhe Sadriut që të ndërtojnë në Kala. Të plotësohet ëndërra e madhe që të këthehen në vendlindje.

U takuam përsëri. Besimi sa po vinte prej Kalaje.

„ Kam qenë në vendin ku kam lindur.. gjte disa purrinjë  të egër… nana dikur  i ka mbledhur dhe me mullaga e purinjë bante pite të mirë“.

Më tregoji që i kishte ba telefonat një kushëririt tonë për të takuar, por ky i tha se gjendet në Podgoricë.. kur u ul në Ran kushririn e pa duke  pi kafe me një shokun e tij…

Besim Resulaga-Naga  dikur ka qenë i varfun, si edhe shumica prej neve, sot ai është me pension të mirë, nuk ka nevoj për  ndihmesë, por Besimi ka nevoj për shoqërim dhe bised.. ai ka mall të madhë për vendlindje..

Besimi shton duke folur :

Fëmijtë e mij janë materialisht të siguruar, kanë jetën e vet.. nuk kanë më nevojën time  mendoji të kthem  përgjithmonë..“

Rrëfimi 2. Këto ditë . në fund të vitit 2017 në  Ulqin erdhi Sadri Musa Resulaga 1944 ). Ai është laegue nga vrndlindja  më garancionin të cilin ja ka sjellur vëllau Besimi nga Australia në vitin 1959. Kjo është hera e parë që vjen në Ulqin.

Sadriu thot:

„Jeta është si një gotë ujë..“Mandej vazhdon këngën:

„O moj zemër,

O moj gastare

Pse u theve,

Për një gjysë  fjale…“

Tava e turtujve

E premte, ditë pazarit në Ulqin. Pazari është vendi i shitjeve, takimeve ndërmjet miqëve, shetitje e kalimëtarve.Kafenea  „ Savana . Hajro Ulqinaku  e thret „ Te çinari“  ose  „te  kroni i kasapve „, ose  „kafja e Manit „. Çdo ditë pazarit takohemi Hajro Ulqinaku, kanjëherë na bashkangjitet edhe Asllan Bisha. Ulet me ne  edhe Muhamed Spuzha, profesori i filozofisë, ish drejtori i shkollës fillore nënë Kala. Ky ka qenë drejtori i dytë shqiptar pas Jahja Dramnolit, drejtorit të parë  të shkollës „Skenderbeu“ prej 1941-1945.

U ofrua  një burr  rethë gjashëdhjet vjeçar dhe më pyeti:

A po e di  se kush jam..?

Nail Resyli”. U përgjigja pa menduar aspak.U kujtova.

Naili ka qenë djalosh i ri kur ishte i sëmuar. E mjekova me sukses. Së shpejti u martue për Sadije Vogliqi prej Kalaje. Si shenjë falëmenderimi Naili një ditë  mi sjelli  dhjet turtuj. Ai ishte gjuetar dhe në mallin e tyre në Gjerana ka pasur “ushejzën”- vendin një degë të that e cila u vendoste në maje të një peme të madhe. Heret në mëngjesë turtujtë aty ndalohen për ti terun krahtë … dhe gjuetarë i gjujnë.Në Ulqin dikur  çysh prej mesit të gushtit  e deri gjat deri në fund të shtatorit janë ngritur në pemë ushejza me gaxharra për pritjen e turtujve. Turtulli i takon familjes së shpendve të pllumbave dhe  prej mbarimit të gushtit mban migrimin shtegtar. Atë kohë turtulli kalonte në mënyrë  masive nëpër vendin tonë. Është shpend fluturus i mirë shumë i pastër dhe i majm. Në Ulqin është këndue kënga për vajzën e bukur:

Turtullesh, moj turtullesh,

Çë ma ke çu zemrën pesh..

Prej turtujve janë përgatitur gjellë tradiocinale: peta ose tava e turtujve m ë oriz.Nuk e kam harrue kurr  tavën e turtujëve të cilën e përgatiti më oriz bashkëshortja Fitnetja.

Naili emigroji në Amerikë Jeton në Çikago.

Para se shkon për Amerikë Naili  më dhuroji  edhe një stetoskop, të cilin e kam përderuar një kohë të gjat Ka mall të madhë për vendlindje:

Kanë kaluar 29 vjetë si nuk jemi pa”.

 Malli për djalin

 Rrëfimi 1. Hashim Resulbegu ishte më së pari shoku i babait tim prej fëmijërie. Së bashku kanë ecur nëpër rrugicat e ngushta të Kalasë, kanë lundrue shpesh herë me një barkë. Dhe pritën pleqërin dhe ka një pension të vogël.

Por, Hashimi u smue rëndë. E vizitonte Dr. Halit Buliqi. Babai im e shoqëronte. Çdo ditë ka dy herë ishte te Hashimi.

Kaluan disa muaj . Një herë babai e pyeti:

“A ke ndonji gja ma që mundem unë për  ta plotësue “?

„ Më ka marr malli për Qemalin“ foli më  vështërsi Hashimi.

Qemali ishte një kohë të gjatë në Gejermani. Babai e lajmëroi.

Por, kaluan disa ditë dhe  gjendja e të sëmurit u keqësue. Doktor Haliti i bënte vizitat e rregullta. Terapia prej tij ia pushonte dhimbjet në gjokës.

Hashimi ndërroj jetë.

Pas një muajit erdhi Qemali. E takoji babain tim dhe tregoji dëshir pët ta vizituar varrin e babait.

Në ditën e xhumasë shkuan në varrezet e Brashnjës në Pinjesh.

Mbi varrin e  Hashim Resulbegut babi im Hasan Karamanaga i tha Qemalit :

„ Qemal, qe ku e ke babën tesh..“

Qemali heshti.

Rrëfimi 2. Ditë vere.

Shkallat e  Peshkaxhive kanë qenë  në mbarim të Pllazhit të qytetit, Aty janë lidhur barkat për peshkim si edhe  ato  pak më të mëdha: “ Napredaku “, “ Miloradi” dhe “Shasingradi”.A to ishin anije motoristike. Disa metra më largë ishin shkalla t jera për të ulur në det, e mandej fillonte Moli  i vogël.

Ishim disa djemë prej Kalaje  prej moshave 15 vjeçare dhe  më të rritur. Me ne po u  lante në det edhe Qemal Hashim Resulbegu. Ai një kohë të gjatë punonte në Gjermani. Është folur se atje ka bërë një pasuri të madhe, dhe ka jetuar një jetë avanturistike.

Dola në këndë të molit dhe e pyeta Qemalin :

“ Kemo  çka kishe me  dhan për këtë diell dhe detë me i pasur në Gjermani ?“

Qemali pa  menduar u përgjigjë:

„ Pola zarade..“

(Gjysën  e fitesësë).

 

Sarajeva

Në vitin 1964  pas përfundimit të Shkollës së mesme për infermieri në Cetinë regjistrova  Fakultetin e  mjekësisë në Beograd, Konkurova për bursin ushtarak. Për plotësimin e dokumentacionit ishte i nevojshëm shiqimi sistematik në Spitalin ushtarak në Sarajevë.

Pas dite  kërkova Myfit Jakup Idrizagën ( 1936-1999) i cili ka pasur  duqanin- berberhanen në Bashçarshi.

Myfiti ka qenë djali i tretë i Jakupit  dhe Fahrije Idrizagës prej Kalasë së Ulqinit.

Senada  dheNaseri fëmijtë e tij kanë ardhur shpesh në vendlindje të babait tyre..

Djali Nbaseri mendon të ndërtojnë shtëpi në Kala.

Senada pas tri vjetve martese humbi bashkëshortin në luft ën  në vitin 1993.. punonte si infermiere.  Edhe sëmundja e  rëndë nuk i ndëpreo ardhjet e saja në Ulqin. E sëmur  vizitoji të afërmit në Kala si edhe komshit..

 „ Berberhanja e Myfitit në Sarajevë ka qenë një ndërë vendet të rrallë  ku  është mujtur të flitet shqip në Sarajevë “

Më tha vllau im Ruzhdi Karamanaga.

 Ardhja e lamtumirës

Në vitin  2009  isha me bashkëshorten në Amerikë ( Njujork).  Kjo ishte vizita lidhur me bashkëpunimin  e  Shërbimit shëndetësor në Mal të Zi me Jacobi  Hosptal  Center në Broonks si edhe Columbia Unioversitetin. Barësi i këtij projekti ishte   Profesor Alan Ross .

Gjatë  qëndrimit në Njujork kujdes të veçant ndaj neve  treguan bashkëvendësit  Fatmir Nimanbegu, Cano Duli  dhe Adnan Nimanbegu.

Mbas vizitës të Metropoliten  Muzeut,  na takoi Adnani dhe ishim një natë mysafirtë e familjes  së tij në St. Ajlend.

Për respekt .  atë mbërmbje erdhën edhe shokët e mij nga shkolla fillore  Meto Fici  dhe Ćamil Lula.

Ishte  mbërmbje  kujtese,  nostalgjie..

 

Para disa muajve në Ulqin  u hap lajmi për sëmundjen e Adnanit..  Këto ditë ai  vetë erdhi për ta vizitue vendlindjen dhe prindërit e moshuar  ( babai 88, nëna 83 vjetë ).

Në pyetje si  është gjendja e djalit nëna M. tha:

„Nuk e di, e kanë ba aperacije….“

Por, gjëndja shëndetësore u keqësue.

( Nga libri në dorëshkrim „ Pazari i gjytetit“ )

Kënga  e Nagipit

Ishte  fundi i dekadës së  tetë të shekullit XX. Martesa e Sulejman Djaluk Peshkut. Dhoma e madhe në parterin  e shtëpisë të rindërtuar pas tërmetit. Hengu, muzika, kongëgt si dikur: pa elektronik, më harmonikë, daire, këngë të vjetra e të reja, disponim ..Isha prezent më të gjithë familjen. Ali Peshku është daja i i bashkëshortes Fitnetes, por edhe kalali dhe komshi të gjithmonshëm.Në një moment kërkova çiftrn për të gjujtur, unë si nuk kam gjujtur asnjëherë më armë zjarrit..Pijet alkolike e bënë të veten..

Ajo çka më ka mbetur si një ndërë kujtimet  të veçanta  prej kësaj dasme ishte Nagip  Mustafë Zyberi i cili këndonte këngën:

„ O Ulqin, Ulqini jonë,

Të kam dashtur përgjithmonë..

Edhe pas shumë viteve mu kujtonte kënga për Ulqin duke e kënduar Nagip Zyberi.

Duke pi kafe  në kafenenë në Pazar „ Svana“ më Asllan Bishën takuam pas shumë  viteve Nagipin.  Edhe ai kishte mall për vendlindje. Unë e përkujtova kur ka këndue në martesën e Djalukut:

„ A këndon ma.. e pyeta

U qesh:„ Rrall, kanjëherë..“

Asllani tha:

„ Ka qenë nxënsi im.“.mandej vazhdoji:

 „ A kam qenë arsimëtar i vështirë..“

Nagipi duke u qeshur u përgjigj:

Profesor ke qenë shumë i mirë.. kemi ba qef me ty..“

Asllan Bisha ja dhuroji Nagipit librin e tij më të ri „ Në  safari“.

Gjithashtu unë ja japi librin  : „ Në derë të oborrit“.

Mërgimi në Shkodër në vitin 1943

Pas bombardimit të Ulqinit në vitin 1943  disa familje ulqinake emigruan në Shkodër. Ndërmjet tyre ishte edhe familja e Qamil Nimanbegut nga Kalaja. Ato së pari gjetën strehim në lagjen Zdrale te familja Kashi. Ato ishin të afërmit e tyre. Por, pas një kohe ato kaluan te Ibrahim  Beg Dizdari në Taphan. Këtu  kanë pasur mikëpritje të madhe.

Në ato ditë ndrroji jetë edhe Hysein Nimanbegu  babai i Qamilit. Shefki Nimanbegu ( 1936 ) tregon:

“Ibrahim Begu ishte një burr i mirë, na ka pritur shumë mirë, kur vdiq gjyshi i jonë na tha: Kjo sot  isht shtëpia e Juaj.. kemi qenë të befasuar se sa shkodranë erdhën për të shprehur ngushllime..”

Më vonë , familja e Qamilë Begut kaloj te familja Dermani në afërsi të Pazarit të Shkodrës. Gjatë  tërë  qëndrimit  në Shkodër Qamili  u merrte me tregëti. Në Shkodër në vitin 1944 lindi djali Hivzi, kurse në fillim të vitit 1948 Fuadi–Pati.

Me një maj të vitit 1948 me kamionin e Kripores së Ulqinit ku ishte shofer Zarija Jankoviqi u këthyen disa familje  Ulqinake, ndërmjet tyre edhe familja e Qamil Nimanbegut.

“ Pati (Fuadi) ishte shumë i vogël e Zarija e morri në kabinë”, u shpreh Shefkiu.

U kthyen në momentet e fundit , së shpejti  u keqësuan mardhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë.

One comment

  1. Fantastik shum urime për kta shkrime dr.Gani Karamanaga qi e mbani gjalë historin të Ulqinit dhe banoret të Kalasë se Kalaja asht perla e Ulqinit.
    Shpresoj qi gjenerata e re ka mi mbajtë kta kujtime
    qi janë të veçantë dhe të mburohen me vendasit të vet.
    Selam nga Gjeneva me respekt Enver Peku

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top