Sunday , November 19 2017
Lajmi i fundit

Gani Karamanaga: NDËRTUESIT E KRIPORES NË KALA

Kriporja, SolanaKryporja  ka qenë sipërmarrja më e vjetër në Ulqin. Fillimi i ndërtimit lidhet me rregullimin e Baltës-Peloidit të Zogajve në vitin 1913 kur është hapur kanali prej Zogajve deri në det ( Porto Milena).

Bazenet e parë filluan të ndërtohen  prej vitit 1926-1934. Atëherë në ndërtimin e  krypores kanë marr pjesë edhe  puntorët prej Kalaje:

Vëllezërit Niman dhe  Hysni Nimanbegu, Selim dhe Mano Karamanaga, Maliq dhe Hasan Karamanaga.

Babai tregonte:

Kemi shkue kam në punë në krypore, për të punue.. kur nuk ka pasur punë jemi këthye mbrapa, dita nuk na isht pague “

Më vonë, filluan të punojnë edhe Qazim Vogliqi dhe Sulejman Mano Truma.  . Më kujtohen këto të dy punojshin në mbledhjen e krypës por edhe me thasë në krahë duke ngarkuar barkët dhe vagonat transportues.

Qazimi edhe Mani kanë punuar në krypore deri në pension.

Prej puntorëve të vjetër po  i numroj edhe vëllëzrit Vojo dhe Brano Çilingirin. Ato ishin banorë të Kalasë.

Gjthashtu puntor i  vjetër ka qenë edhe Beqir Kollari i cili ka punuar me babain tone në krypore. Ai më tregonte për miqësinë dhe punën  në krypore me babain tonë.

Kryporja ka pasur kohën më të artë prej viteve 60-80 të shekullit XX. Ishte privilegj të ishe punëtor i krypores.

Mano Truma dhe Qazim Vogliqi ishin punëtorët nga kalaja që punuan tërë jetën në krypore, por, asnjë udhëheqës nuk u kujtua ti ftoj ose ti ndihmoj punëtorët e vjetër. 

Kohëra të vështira

Kodra e Limanit është me ullinjë dhe gjelbërime tjera. Në maje të kodrës është një rafëshsi me ullinjë, të cilët në fëmijërinë time kanë qenë pronësia e jonë.Ne kemi shkuar si fëmijë për të mbledhur ullinjë  shpehë herë.Shtëpia e jonë familjare ka qenë në skaj të Kalasë dhe e sjellun nga Limani.Prej dritares të odës së madhe është parë ullishta e jonë në majen e kodrës.Në kohën e mjesditës nëna në dritare ka hapur shaminë e kuqe.Ne atëherë jemi kthyer në shtëpi për ushqim.

Ullishta tjetër e jonë ka qenë në Anë të malit. Deri atje kemi shkuar  rrugës  mbrapa kishës dhe te ura e Limanit kemi vazhduar deri te Çinari i madhë. Mandej  kemi ecur rrugës të sipërme deri te ullishta jonë e cila ishte prej rrugës së  ngushtë deri në  Mal të Bardhë. Prej këtu u shihte deti.

Fundi i dekadës së pestë pas mbarimit të Luftës së dytë botërore. Jeta ka qenë e vështirë. Atë vitë ullishta  bëri si asnjëherë. U mbushën fuçijat dhe tinat e vojit në ahrin tonë.

Pushteti i atëhershëm në mënyrë të dhunëshme mblithte vojin nëpër shtëpia tona. Babai një ditë më gomar shkoji rrugës  të ullishtës deri te mullini në Mahallë të re për të marr një pomp  më të cilën do të  kalonte vojin në fuçit të cilat i kishe vendosur nën tokë. Mbi ato vendosi drut.

Por, dikush e lajmëroji babën në Milici e cila ishte atëherë nën Kala te shtëpia e Bidin Selitës. Disa orë e mabajtën në hetim duke menduar se ka pasur pushkë kur ka qenë në Mahallë të re për të gjetur pompën e vojit të ullirit.

Pas disa ditëve babai shkoji me barkë në det. Një ditë në shtëpinë tonë erdhi Milicia për të kërkuar ku është i mshehur voji. Mbas një kohe i heqën drutë dhe menjëherë pas pak të  mbihunit dolën fuçiat me voj. Morrën 4 kintal vaj.

Nëna i tha se këtë  vaj e ka prej babës saj Zejnel Dervishit se nuk i ka dhënë pajë kur ishte martuar. Shefi  i këtij grupi  duke  shkruar një letër tha:

„Më këtë letër mundesh me ble tesha të bukura“..

“Taçkicat“

Motrës sime Qothere Karamanaga Nimanbegu ( 1938) i kujtohet koha pas  1945 kur  ishte vështirësi jetese.

„Atëherë  na kanë ndarë „ taçkica“ për sa vet ka pasur në shtëpi. Baba më së shumti nuk ka qenë, punonte jashtë, në det…

 Unë isha ma e madhja prej të gjithë  fëmijëve. Nana më çonte për me marr „taçkicat“(kuponat). Mi lidhte paret në faculetë…

Deridiku kemi pasur fat se miku i babës Nikoll Gojniqi  punonte aty. Kur më shihte menjëherë  më thirte dhe më jepte ato çka na takonte…

Merrëshim edhe kallamaq të cilin shkojshim me Ruzhdin e Xhemal-begu me  e blu në Braticë. Atje ishte Mullini i Grave. Ashtu e kanë thirë se punojshin në mulli vetëm gra“.

( Qotherja e Ruzhdiu atëherë kanë  pasur 11 vjet).

 (Nga libri në dorëshkrim: „Pazari i gjytetit“)

 

 

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top