Wednesday , October 17 2018
Lajmi i fundit

Gani Karamanaga: NËPËR PAZARIN E VJETËR

Shtëpia e Kadi Hysejn​​ ef.​​ Mujalit

Hafiz Hysejn ef. Mujali,​​ i ​​ lindur në vitin 1854, në zemër të Çarshisë, në kohën e lulëzimit më të madh ekonomik të Ulqinit, kur qyteti kishte 200 dyqane dhe po aq anije në Mesdhe, në kohën kur ka lulëzuar spiritualiteti islam, i cili u kurorëzua me Mevludin fenomenal të hafiz Ali Riza Ulqinakut, i cili ishte në një gjeneratë me hafiz Mujalin.​​ 

Stërgjyshi i tij, haxhi Sulejman Mujali, e ndërtoi Xhaminë qendrore të Mezgjahut, në vitin 1728.

Ishte imam, mualim, ndërsa në vitin 1897 u zgjodh​​ kadi.​​ Në këtë funksion ishte plot 22 vjet, deri në vitin 1919, kur u emërua për​​ myfti​​ të Ulqinit.

Në këtë detyrë ishte deri në vitin 1923, kur u pensionua.​​ 

Hafiz Mujali ka arsimuar gjenerata të ulqinakëve, u kujdesua për xhami dhe pronë të vakëfit. Përveç me fëmijët e tij, prej të cilëve djali Seidi ishte hafiz, kohën më së shumti e kalonte me libër.

Shkruante dhe fliste në gjuhën shqipe, malazeze, turqishte, arabe dhe persiane.

Vdiq në moshën 86-vjeçare, gjegjësisht në vitin 1940.

...

Dita ​​ e fundit të vitit 2017. Isha në kafenenë “Bonita”. Në tavolinën tjetër ishte i ulur ​​ Shuajb ​​ Lutfi Mujali, stërnipi i ​​ kadi ​​ hafiz. ef. Hysejn Mujalit.​​ 

E pyeta a i kanë të ​​ ruajtura librat e vjetra të kadisë.​​ 

- Deri me zerzele​​ (Tërmeti më 15 prill 1979)​​ kemi pasur të ruajtur odën i kadisë me librat e tija. Më vonë, e kemi ​​ ndërtuar shtëpinë përsëri, oda e kadisë nuk isht ma, por shumicën e librave tija i kemi ​​ ala të ruajtura, - u​​ ​​ përgjigj ai.

-​​ Mirë kishte me qenë me ja dhurue Bashkësisë Islame. Kryeimami Ulqinit ​​ Ali ef. Bardhi ​​ isht njohës i mirë i ​​ gjuhës​​ së vjetër osmanishte, -​​ ​​ ishte komenti im.

I tregova se është iniciativa për rindërtimin e ​​ Beledies dhe aty mundet të rregullohet një dhomë për bibliotekën e vjetër, ku vend të posaçëm mund ta kishin librat e përmendura.

...

 

Rukije Dervishi​​ e lindur​​ Elezaga ​​​​ ishte ​​ bashkëshortja e dajës tonë, Selim Dervishit. Ajo ma tha një ​​ rrëfim:

- Kadia ​​ çdo ditë pasdite i ka mbledhur ​​ qytetarët të njohur në zyrën e tij. Është ​​ ditur se ku ishte vendi i çdo kujt për t’u ulur. Nganjëherë papritmas hynte ​​ aty edhe dhëndri i kadisë. Ai nuk i takonte qytetarëve të cilët ishin ​​ te kadia. Me dhëndrin kadia fliste, u qeshte fjalëve tija...​​ 

Një ditë njëri prej atyre i drejtohet kadisë:

- Efendi, na jemi për gjithë ditë këtu, me ne i ke fjalët të matura, kurse me dhëndrin tënd fletë e qeshesh.

Kadia i kthen xhevap:

- A mendoni ju, se nuk e di se ku e ka vendin ai, por ai e ka vajzën teme për grua?

...

Kalaja ka pasur gjithmonë lidhje me familjen e ​​ Kadi Mujalit.​​ Laja, e bija e Selim Mujalit​​ (1910-1990), ka qenë e martuar për Hysni Nimanbegun.​​ Muradija, e bila e Sulejman Mano Trumës​​ (1936-2011), ka pasur martesë me Lutfi Mujalin, nipin e Kadisë.​​ Behxhte Mujali​​ (vajza e​​ Rasim Mujalit), (1942), është e martuar për Tahir Karamanagën.​​ Shpresa Mujali​​ (vajza e Zahid Mujalit), është e martuar në Kala për​​ Agim Ismajlagën.

Kafja e Ibrahim-Bim Dymyles

Kafja e Bim Dymyles​​ ishte në​​ Pazarin​​ e Ulqinit. Në anë të djathtë në rrugicën ​​ e cila shkonte te shtëpitë e Mujalëve ka qenë ​​ Furra e​​ bukës​​ e​​ Kolë Naumit.​​ 

Kafja e Bim Dymyles​​ ishte vendi për takime, biseda.. Ibrahim-Bim Dymylja,​​ ulqinak i vjetër ka pasur shtëpinë në afërsi të Xhamisë​​ së​​ Bregut. Ka pasur tri vajza: ​​ Vacja​​ e martuar në familjen Shurdha në Shkodër,Belkizen​​ e martuar për Rasim Ficin,​​ Sabrijen​​ e martuar për Mustafë Karaminxhen .​​ Kafja ka punuar deri ​​ në gjysëm të dekadës së gjashtë ​​ të shekullit XX ​​ kur ndërron jetë Bim Dymylja. Vajza e tij Sabrija Karaminxhoja e shet kafen. Deri me termetin ​​ me 1979 aty ishte kafja e pensionistëve. Atëherë ajo​​ është dëmtuar.​​ 

Nipi i Ibrahim Bim Dymyles ​​ Januz Rasim Fici​​ (1951- 1994) ka pasur mendimin për ta kthyer në pronësi kafenë  ​​​​ e gjyshit​​ të​​ tij, por ndërroji jetë heret..

...

Tash në këtë vend është ndërtuar një objekt dy katësh (Nexhat Myrtoja). Në parter ​​ është shitorja për tesha grave.

Furra e bukës ​​ e Kolë Naumit

Ishte në Pazar​​ menjëhë ​​ mbrapa kafes të Bim Dymyles. Kol Naumi ​​ Nikolaidisi ​​​​ ka pasur dy djemë:​​ Ilin​​ dhe​​ Pjetrin​​ i cili vazhdoj traditën e babait. Ai ishte një kohë të gjatë drejtori i sipërmarrjes-Furrës së shtetit.

Furra e Kolë Naumit​​ ka punuar deri në dekadën e gjashtë të shekullit XX.​​ 

 Më​​ vonë, në këtë ​​ dyqan ​​ kanë ​​ punuar fotografi​​ Hajrullah Lika dhe​​ ​​ një orëndreqës​​ –sahatxhi nga Kosova.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Centrali elektrik

Ka qenë në çarshinë e Ulqinit në anën e majtë. Në afërsi ishin: dyqani i​​ Qamil ​​ Nimanbegut, puntoria e​​ Janko Ivankoviqit​​ ( marangun-zdrukëdhetar), dyqani i​​ Asllan-Lano Llunjit​​ (këpuctar) si edhe ​​ berberi​​ Ljubo Çilingiri. ​​ Të gjithë këto objekte kanë egzistuar​​ deri në vitin 1961 kur ndërtohet rruga e re e cila shkonte ​​ prej​​ Pazarit​​ në mjes të Pinjeshit deri te hoteli i sotëm “Mediteran”.

Pas këtij viti ​​ në vend të centralit elektrik ​​ ndërtohet Kino salla e cila ​​ ka punuar​​ deri me tërmet në vitin 1979.

 Centrali elektrik ka prodhuar​​ rrymë elektrike dhe akull i cili është vendosur në enë të veçanta prej​​ lamarine. Akulli është përdorur​​ për hotele dhe është transportuar​​ edhe në vende të tjera​​ të bregdetit të Malit të Zi. Ka pasur ​​ rezervoarin për ujë në anën tjetër të rrugës ​​ nën shtëpiat e​​ Miçetiqëve​​ dhe​​ Met Krymit.

Centrali elektrik​​ ka​​ punuar​​ natën prej ores ​​ 7 deri në 11. Punëtorët e parë ​​​​ ishin​​ Ili Glenxha​​ dhe​​ Dushan Nitroviqi. Më vonë:​​ Asllan Kaleziqi, Jovan Lolo MIçetiqi, Shaban Ishmaku dhe Sal Krymi​​ (në fotografi). Aty kanë punuar edhe ​​ Bahri Basha, ​​ Frano Dediqi.

Centrali elektrik tregon për qytetërimin e Ulqinit në ato kohëra.

 

 

C:\Users\UBA1\Downloads\kafja e bim dymyles.jpeg

Kafja e Bim Dymyles

Furra e bukës ​​ e Kolë Naumit​​ (djathtos)

 

 

 

 

 

C:\Users\UBA1\Downloads\image2.jpeg

Puntortë në Centralin elektrik:

Asllan kaleziqi, Jovan Lolo Miçetiqi, Shaban Ishmaku (në këmbë)

Sal Krymi ​​ (i ulur)