Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Gani Karamanaga: Përurimi i dy librave të reja të autorit Hajro Ulqinaku

Gani KaramanagaUlqini është vendi ku Hajroja lindi dhe u rrit, vendi ku mori mësimet e fëmijërisë, ku jetoi çdo çast të gëzuar dhe të trishtuar. Aty hodhi hapat e parë dhe nisi rrugën e jetesës. Vendlindja e Hajros është tokë e shenjtë, ku çdo pjesë e saj e kujton për origjinën e tij.

Çdo pjesë e këtij vendi është e bukur. Deti aty është më i pastërti, me ngjyrën më të kaltër blu , deti më i bukuri në botë. Edhe rëra (rana) është më e pastra për shërimin e shumë sëmundjeve. Kudo që ka udhëtuar, vendlindja e ka përcjellë dhe gjithmonë është kthyer me dashuri e mall të madh.

Hajro Ulqinaku u largua për të të vazhduar shkollimin në shkollën e mesme dhe pastaj në fakultet. Studimet e albanologjisë i kryen në Fakultetin filologjik të Beogradit në vitet 1959-1963 ku shoqërohet fillimisht me Simë Dobrecin, Shefket-Kusho Dollakun e më vonë edhe Shuajb Resulbegun. Në ato kohëra Beogradi si kryeqendra e ish Jugosllavisë ishte qytet i lirë, i hapur për çdokënd.
Kthimi i parë në vendlindje është në vitin 1978 kur punon një vjet në Krajë. Nxënësit e tij atëherë ishin: Hajrullah Koliqi, Ibrahim Berjashi, Nazire Curaj, Hajrullah Hajdari. Por, vendlindja të cilën e kishte në shpirt dhe në zemër ja japi letrën për Kosovë..
Fillimisht punoj e jetoi në Ferizaj ku nxënësit e tij ishin: Mehmet Bardhi, Ibrahim Berjashi, Nazire Curaj. Atje krijoj edhe familjen e vet. Mandej është periudha e jetesës dhe punësimit në Prishtinë ku punonte si gazetar, redaktor në TV. Dhe kështu, deri në vitet e nëntëdhjeta kur mbet pa punë. Si shumë patriot tjerë vazhdon dhe mbijeton deri në vitin 1999 kur vjen të jetojë përsëri në vendlindje –Ulqin.
Do të ndalohem në periudhën e tashme të Ulqinit.
Në mënyrë të veçantë, Hajro Ulqinaku, do të dallohet me temën e vendlindjes në veprat e i tij, Ulqinin e shndërron në kult, në faltore të të gjithë lexuesve .
Në periudhën e tretë të krijimtarisë ,30-vjetëve të fundit, duke u marrë me hartimin dhe botimin e përzgjedhjeve të teksteve të ndryshme kushtuar Ulqinit, diferencohet në letërsinë shqipe me shprehjen tradicionale të tij, gati ideale me një temë nga deti, bregdeti,.
Rikthimi në vendlindje i jep Hajro Ulqinakut modalitet të veçantë . Shoqërimi më peshkatarë dhe detarë, ulqinakë e të gjithë moshave. Bashkëpunimi me Ilir Çapunin dhe Gazmend Çitakun dhe Vildana Llazorja në revistën “ Kronika”. Artikujt dhe lufta për rindërtimin e Xhamisë në Ranë – Xhamisë së detarëve – marinerve. Doli fitues edhe më kërcënimet, se shkrimet e Hajros e bënë realitet rilindjen e këtij objekti jo vetëm fetar, por edhe kombëtarë Shqiptarë.
Hajroja i ndihmoi që të bëhen shkrimtarë dhe krijues : Edita Nimanbegu, Sami Misherri, Gani Karamanaga, Ruzhdi Hasanaga, Sari Resulbegu, Shaban Dollaku.. poeti mërgimtarë Rifat Stankaj.
Duke lexuar librat e Hajros për detin, peshkatarët, detarët e Ulqinin, nuk duhet me ardhur në Ulqin..vendlindja e Hajros është në të gjithë krijimtarinë e tij..

Në Prishtinë , në fund të vitit 2018 doli nga shtypi libri i ri i autorit Hajro Ulqinaku: BARKA PA VELA NË FURTUNË (Teufik L. Shurdha)

Teufik L. Shurdha e ka shkruar autobiografinë e vet, me makinë dhe një me dorëshkrim. Ka ruajtur një thesar historik, detar ulqinak, familjar dhe personal, artikuj për detarinë, shkrime origjinale të karakterit letrar, dokumente dhe fotografi cila me xhelozi i ruan i biri, Kujtimi.
“Dhe një ditë Kujtimi dhe zonja e tij, na i dorëzuan me shumë konsideratë.” (autori Hajro Ulqinaku).

Monografia „Barka pa vela në furtunë“ e autorit Hajro Ulqinaku më nxiti që edhe unë të shkruaj diçka për Teuufik Shurdhën (1920-1993).
Teufik Shurdha është shembull si intelektual mund të jetë dhe ai pa shkollim të lartë. Duke punuar si finansier në hotelin „Jadran„ në kohë të lira bashkëbiseduesi i tij ishte edhe Ludvigu, rojtar, por edhe një ndër simbolet e këtij objekti turistik.
Duke shetitur nëpër siujdhesës „Suka“ shikimi e mendimet kapërcenin kohërat e kaluara, lundronte në imagjinatë në vendet dhe stuhinat nëpër të cilat kalonte gjyshi i tij Selim Shurdha më anijen „Gloria“.
Babai i tij nuk kishte dëshirë që i biri të bëhet detar, dhe ëndërra e tij u plotësue. Por, siç thuhet: „Gjaku nuk isht ujë“. Teufiku detin e ka pasur në gjak dhe në zemër.

Teufik Shurdha nuk e përuli kokën edhe në kohëra e vështira të vitit 1948. Ai nuk u pajtua më të gjithë qëndrimet e pushtettit, i cili pranonte vetëm mendimet e veprimet e veta. Për disa gjëra Teufiku i ka pasur mendimet e veta, por edhe pasojat.
Afërdita Shurdha Beqiri, vajza e Teufikut thotë:
„Baba ka lexuar shumë, shkrimtarë botërorë dhe filozofi. Ka punuar mjaft. E ka dashur shumë peshkimin me grepa. Shpesh është shoqëruar në gjojë me Asllan Bishën, shkrimtarine Ulqinit. Të jesh vajza e teufik L. Shurdhës është një krenari e madhe…“
Në bazë të këtyre dorëshkrimeve, që datë kanë vitin 1952, Teufik L. Shurdha del: kronisti i parë i detarisë dhe autori i parë letrar ulqinak.

Kapidan Xhela ( Selim Shurdha) është libri i parë për një kapidan ulqinak. Kjo vepër nga autori është përgatitur me vjeta dhe u botue duke falëmenderue vajzave dhe djemve të ndjerit Teufik Shurdha . Emëri më madhor i barkatarisë, detarisë, tregëtisë lundrimit , pa dyshim është Selim Shurdha.
Detarët, kapidanat ulqinak, edhe kur kanë lundruar me barka me vela (motovelore) si “Gloria” e “Hulukija”, kanë dal nga Deti Mesdhe, nepër Giblartar, kanë lundruar Oqenin Atlantik, kanë lundruar nën Tokën e Zjartë dhe kanë kapërcyer edhe nëpër Trekëndshin e Bermudeve, në lindje, në mes të dy Amerikave. Si edhe kapidani i kapidanave, Selim Shurdha ka lundrue nëpër Trekëndshin e Bermudeve, çka ka dëshmuar gjemxhia i ndjerë, Himo Karamanaga. Kujtimet e tij i ka shënuar B.Brisku në Doktoratë.
Historiani i detarisë së Ulqinit zotëri Enver Kalamishi nën fotografinë ( pikturën) e “Gloria”-as shkruan se është motovelore . Nën portretin :
Kapedan anije “Gloria” Selim Shurdha. Ai vazhdon:
“ Para më shumë se një shekulli hyri në limanin e Ulqinit kapidani Selim Shurdha me veloren e tij “Gloria”… ishte ngjarje e rëndësishme. Nga velorja zbarkuan disa fëmijë zezakë.. Kur ka hyrë Mali i Zi në Ulqin “Gloria” ka hyrë në liman me flamurin turk, ndërsa aniet e tjera e kanë pranuar flamurin malazez…
“Gloria” në garat e para të anieve të transportit me të njëjtën ngarkesë dhe fuqi bartëse – pati zënë vendin e parë në garat Aleksandri-Trieste, duke lënë prapa të gjithë aniet evropiane, pjesëmarrëse në garë: italiane, greke, spanjole..Anija e dytë pas “Gloria”s , ulqinake, arriti në cak pas 36 orësh”.
Hajro Ulqinaku e jep hollësisht portretin e Selim Shurdhës, por shkruan edhe për djemtë e tij posaçarisht për Shabanin i cili ishte gjithashtu kapidan i madhë.
Për aftësinë dhe përkushtimin e kapidan Selim Shurdhës tregon edhe ky tekst:
Autori në kapitullin “ Harapët e Ulqinit” përshkruan ardhjen e harapëve-zezakëve të Ulqinit. Shumica prej tyre i takojshin familjes Shurdha. Në veçanti e jep portretin e fotografit të famshëm Riza Shurdha i cili ishte një ndër ëmblemet e Ulqinit.

Në fund
Botimin të dy librave e financuan fëmijtë e Teufik L. Shurdhës.
Kjo gë tregon përveç kujtimeve, respekt për babin dhe stërgjyshin e tyre.
Po e bashkangjitem propozimit të Hajro Ulqinaku:
Që të vendoset në Ulqin shtatorja, busti ose përmendorja e kapidan Selim Shurdhës, Ulqini duhet të ketë edhe rrugë me emrin e tij. Të krenohet Ulqini me kapidanin e kapidanave. Ulqini të ketë edhe Muzeun e Detarisë..
Hajro Ulqinaku zënë vendin e parë sa i takon historikut dhe krijimtarisë për detarinë dhe peshkatarinë ulqinake.
Po e theksoi: Hajro Ulqinaku është shkrimtari më i madh Shqiptarë për detin.

Ulqin, më 20 shtator 2019
Gani Karamanaga

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top