Sunday , July 12 2020
Lajmi i fundit

Gani Karamanaga: SHETITJE NËPËR LIMA

Rrëfimi 1

Shetitje me Asllanin. Limani është pjesë bregdetare e Ulqinit. Fillon menjëherë mbas kishës ortodokse nën Meteriz e vazhdon me plazhën e vogël me zhavor e cila në gjuhën shqipe quhet  „Plazhi i Metës“ (Liman 1 në gj. Malazeze). Mbas 200 metrave është gjiri i vogël me plazhin „Zhuri“(Liman 2 malazeze). Kodra e Limanit është me ullinj dhe gjelbërim tjetër.

Me automobile mbërritëm deri te kisha ortodokse. Aty dikur ishte  Xhamia e Meterizit. U parkuam në fillim të rrugës e cila shkon për Limanin e sipër. Vazhduam duke ecur ngadalë, ngadalë. Në fillim në anën e majt sipër rrugës janë shtëpitë e familjeve Kostiq dhe Aleksiq.Kalaja, Limani, Guri i Vogel

“Në fillim të shekullit XX këtu kanë qenë shtëpitë e familjes Karamanaga. Këtu ka jetuar gjyshi im Ismail ef. Karamanaga. Babai tregonte se ai e ka shitur, malazeztë e kanë blerë me parë të vogla. Jeta aty pas ardhjes së Malit të Zi nuk ishte aq e sigurt. Mandej dolën për të jetuar në Kala”– i tregova Asllanit. Aty takuam Dr. Nevena Aleksiq më të cilën kam punuar një kohë të gjatë në Shtëpinë e Shëndetit, si edhe me Vjera Aleksiq, mësuese në pension.  Asllani tha:

“Kam punuar tërë jetën në shkollën“Boshko Strugar”. Në përgjithësi ka qenë kolektiv i mirë. Unë kam kalue mirë me kolegë malazez”.

Vera dhe Asllani u kujtuan punës së tyre në shkollë, si edhe çasteve tjerë  gjatë punës shumëvjeçare.

Vazhduam rrugës nëpër Limanin e sipër. Deri vonë aty kanë jetuar vetëm familje ortodokse. Para dy dekadave, avokati Ibrahim Cungu  ndërtoji shtëpi. Edhe familja ulqinake Dollaku, e cila jeton në Sarajevë bleu një shtëpi të bukur.  Para disa muajve biznesmeni Jusuf Katana u bë pronar i një objektit hotelierik. Mbërritëm deri te ura e vogël e dikurshme.

Djathtas ka qenë rruga e ngushtë për të mbërritur deri te Çinari i vjetër. Majtas nëpër  ullinj të vjetër ngjitemi në kodrën e Limanit. U ndaluam, pamja magjike: deti i kaltër, Kalaja, në fund Punta e Nuradinit, dallohen dy ishuj-shkëmbinj,  Guri i Madh dhe Guri i Vogël.

Asllani ishte  mbet i habitur me bukurinë e natyrës, por jo edhe me ndërtimin e pa rregull:

“Shtëpitë  e mëdha e prishin ambientin e mrekullueshëm, shumë beton, ky është devastim i natyrës..”

Rrëfimi 2

Limani i fëmijërisë sime. Në maje të kodrës është një rafëshsi me ullinjë, të cilët në fëmijrinë time ka qenë pronsia e jonë. Ne kemi shkuar si fëmijë për të mbledhur ullinjë  shpehë herë.Shtëpia e jonë familjare ka qenë në skaj të Kalasë dhe e sjellun nga Limani.Prej dritares të odës të madhe është pa ullishta e jonë në majen e kodrës. Në kohën e mjesditës nëna në dritare ka hapur shaminë e kuqe. Ne atherë jemi kthyer në shtëpi për ushqim. Në vitet e gjashtëdhjeta ullishta e jonë në Lima u shit. Babai bleu atëherë shtëpi më të madhe për ne.

U ngjitëm deri në këtë bylyk ullinjë i tregova Asllanit për emocianet e mia. Ishte lënë pas dore, pylli në shumë vende i kishte sulmue ullinjtë.

Rrëfimi 3

Xhihani- Kulla e Arsllan Begut. Filluam të ulemi në Limanin e poshtëm. Sipër detit është kompleksi hotelierik “Eneida” i Ali Resulbegut. Aty dikur ishin  shtëpiat e më përparshme të familjes Resulbegu. Objekti më karakteristik ka qenë Xhihani-Kulla e Asllan begut.

Arsllan begu II ishte djali më madh i Jusuf begut, pronarit feudal të Ulqinit të dikurshëm nga fundi i shekullit XVIII. U lind në Ulqin në vitin 1830, kurse vdiq në vitin 1907, në moshën 87 vjeçare. Për të mund të thuhet pa hezitim se ka qenë njeri me inteligjencë të rrallë, njohës i gjashtë gjuhëve të huaja. Gjatë kohës së sundimit turk ka pasur funksione të larta politike dhe ushtarake. Ka pasur tre djem: Jusufin, Hajdarin edhe Tahirin. Për këtë personalitet të shquar në qytetin e Ulqinit janë të lidhura shumë ngjarje, si nga periudha turke, ashtu edhe nga periudha e sundimit të Principatës së Malit të Zi.

Ali Nail Resulbegu (1966), pasardhësi i Arsllan begut, në vend ku ishte kulla – Xhihani, ndërtoi objekt për turizëm. Sipas tyre ai e ka rujtuar madhësinë dhe dimensionet e tij, por e vërteta thotë se të gjithë ne, shumë pak kemi bërë për ruajtjen e monumenteve kulturo- historike, siç ishte Xhihani në Lima.

Rrëfimi 4

Peshkatari. Zbritëm rrugës deri te  „Zhuri“ (Liman 2 malazezçe). Ky është një vend ku jemi larë në detë si fëmijë, kemi pushuar kur jemi këthye me barra të druve ose karthiave të cilat  i çojshim në shtëpi për të pjekur bukë e pite. Na fascinojë aroma e detit: e përzyer me erën prej rrjetave, algave, guacave.

Marko Boroviq, para tridhjet viteve e ndërroj vendbanimin Splitin me Ulqin. Në Liman ndërtoji shtëpi në skaj të detit, menjëherë mbi “Zhur”. Është peshkatar dhe shitës i rrjetave dhe materialeve tjerë për peshkim. Mikë i madhë me familjen Vogliqi nga Kalaja, por edhe më vëllaun tim Ruzhdiun. U njohtuam kur isha antar i“Rotary” clubit, ishte edhe pacient në ordinancën  time.

“Marko, ky është një vendë magjik, po e dëgjojmë aromën e detit”, ishin fjaltë e mia.

Marko duke përgatitur rrjetën për peshkim tha:

“Po, doktor, këtu e gjeta parajsin.”

Në fund

Kjo lagje sot me pamjen e tanishme nuk është Limani i fëmijërisë time.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top