Friday , April 19 2019
Lajmi i fundit

Gani Karamanaga: Shkolla e vjetër e Katërkollës

Shkolla e vjetër ​​ e Katërkollës u ndërtua në vitin 1933, dhe ka qenë e hapur deri ne vitin 1972,deri sa u ndërtua shkolla e re .​​ 

Nëpër klasët e kësaj shkolle kanë kaluar shumë mësues,të këtyre trevave por edhe jashtë trevës të Anës së Malit,të cilët ja ngritën vlerat e saja. Para se të hapet kjo shkollë, në Anë të Malit në kohën e Jugosllavisë së vjetër ka pasur disa shkolla që kanë punuar nëpër shtëpitë private ose ndonjë objekt tjetër siç ishte mejtepi në fshatin Selitë,dhe këtu mësimet u zhvillonin në gjuhën Serbe, nga mësues të ardhur.​​ 

Me hyrjen e Italisë,1941-1944,në Anë të Malit, Ulqin, Krajë e vise tjera shqiptare,për herë të parë u hapën shkollat në gjuhën shqipe. Mësuesit e parë kanë qenë nga Shqipëria. ​​ Këtu po veçojmë si një nga mësuesit e parë i kësaj shkolle i cili ka qenë edhe Prenk Jakova.Një njeri i cili bëri shumë për muzikën shqiptare. Shkolla e parë e Anës së Malit,që tani quhet nga banorët e këtyre anëve,shkolla e vjetër, pa dyshim ishte një shkollë e cila ndriti mendjet dhe dinjitetin e këtij populli,të kësaj treve. Një shkollë e cila u dallonte nga mënyra e punës.Mësimet në këtë shkollë zhvilloheshin në atë mënyrë që nxënsit mos të shkojnë në shtëpi pa kuptuar lëndët mësimore. Ora e mësimit në lëndën e Fizikës,Matematikës, Bazave Politeknike e shumë lëndëve të tjera, përveç që u spjegonin në teori,ata spjegoheshin edhe në mënyrë praktike, ku në parkun e shkollës ishin të instaluara nga vetë nxënësit, shumë vegla teknike të lëndëve të përmendura, që nxënësit të kuptonin mësimet më së miri. Nxënësit që mbaronin klasët në këtë shkollë,ata kur shkonin për të studiuar më lartë, ishin të dalluar çdo kund tjetër,sepse shkolla kishte një diciplinë dhe kriterium të rrallë.

Shkolla fillore e Katërkollës ishte një vend mësimi, pune dhe argëtimi. Krahas punës mësimore, nxënësit i organizoi në grupe të ndryshme punuese, sportive dhe artistike, të cilët (sipas vizionit dhe punës së drejtorit​​ Jonuz Divani​​ bënë punë të madhe për rregullimin me plan të ambienteve të shkollës dhe oborrit të saj, plot lule e gjelbërim pishash të larta. Ngritën punishten e shkollës, barnatoren e shkollës, kooperativën e nxënësve, fushën sportive, kopështin e shkollës, i cili ishte kabinet natyror (me relievin e Anës së Malit dhe Ulqinit, me teoremën e Pitagorës, me pajisje për prodhimin e rrymës elektrike, me makinën e avullit, me pajisje për demonstrimin e shtypjes së ujit, me mullirin e thjeshtë, me bazenin e peshqve, me shtëpiza me shpezë, lepuj, bletë, saksi me lule etj.).

Jonuz Divani​​ u lind më 15 gusht 1906 në ​​ Tivar. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe në Ulqin, ndërsa normalen në Danillovgrad dhe në Dubrovnik.

Kontributin më të madh e dha në shkollën fillore të Katërkollës ku fillou punën më 5 shtator 1947. Mësimdhënësit dhe nxënësit e Anës së Malit, të udhëhequr nga veprimtari Jonuz Divani, ia dolën që shkollën e tyre, pa kushte për punë, madje edhe pa dyer e dritare, ta shëndrrojnë në shkollë model (sidomos në vitet 1955 – 1965). Për shkollën e Katërkollës folën dhe shkruan me admirim shumë vizitorë vendas dhe të huaj.

Jonuz Divani ishte edhe në krye të fushatës për zhdukjen e analfabetizmit, u angazhua edhe për emancipimin e femrës në fshat, për vazhdimin e shkollimit të nxënësve anamalas.​​ 

Në përgjithësi, shkollën fillore të Katërkollës e cilësuan edhe si "Meka e Re", ndërsa drejtorin e saj, Jonuz Divanin, e quajtën "Makarenko i Anës së Malit". Andaj, Jonuz Divani zë vend nderi në historinë e re të shkollës dhe arsimit shqip në Mal të​​ Zi.

Jonuz Divani si pensionist jetonte në Ulqin dhe disa herë jemi takuar. Ka pasur nevojë dhe për vizita te mjeku, kështu që vizitat ishin të shpeshta (edhe pse djali i tij Ibrahim Divani ishte mjek i njohur në Tivar dhe Ulqin në atë kohë).

Propozoj që , shkolla e vjetër e Katërkollës ​​ të kthehet në pronësi të Bashkësisë lokale ose të Qendrës për kulturë. Të bëhet rekonstruimi dhe kthimi në gjendje të mëpërparshme.

​​ Pse jo, ​​ muzeumi i arsimit në Anë të Malit ..

C:\Users\UBA1\Downloads\JD.jpg

Jonuz Divani me një nxënse

Description: C:\Users\UBA1\Downloads\Shkolla ana e malit 1.jpg​​ C:\Users\UBA1\Downloads\Busti i JD.jpg

Shkolla e vjetër e Katërkollës

Busti i Jonuz Divanit​​ 

 

C:\Users\UBA1\Downloads\Foto arsimtartë.jpeg

Disa emra të dalluara nga ​​ Shkolla e ​​ vjetrër e Katërkollës

(të cilët kisha privilegjin ti njoh)

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top