Friday , February 22 2019
Lajmi i fundit

Gani Karamanaga: Tre periudha të Prof. Simë Dobrecit

Simë DobreciPeriudha e parë

Simë Dobreci gjatë studimeve në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd u shoqëronte me studentët  e atëhershëm Shefqet Dollakun, Shuajb Resulbegun, Hajro Ulqinakun..

Në vitin 1963 ishte mjeku i parë në Ulqin. Punonte në Stacionin shëndetësor ku sot gjendet pushimorja e pensionistëve. Banonte në Ranë në shtëpinë e Parrucës. Ka pasur shoqëri të mirë me Ismet Hidrin..

Për të sëmurit në Ulqin  ishte për çudi të dëgjohet  edhe gjuha shqipe se deri atëherë mjekët në Stacionin shëndetësor të Ulqinit ishin Rus, Malazez, Serbë, Polakë. Me Dr. Simë Dobrecin  fillon periudha e ardhjes së mjekëve shqiptarë. Pas tij vijnë së shpejti, Dr. Ali Muharremi, Dr. Shefqet Dollaku, Dr. Shuajb Resulbegu, Dr. Gani Karamanaga, Dr. Myrto Salaj, Dr. Rexhep Spuzha, Dr. Daut Gjoni…motrat Sabahete dhe Meshqyre Çapuni.

Mjeku i ri Dr. Simë Dobreci  qëndroj në Ulqin disa vite. Por,  pas një kohe të shkurtër vendosi të shkoj për Kosovë.

Periudha e dytë

Simë Dobreci mbërriti në Kosovë. Menjëherë  do të shihet se kjo ardhje do të jetë e  dobishme për të dy palët. Kosova  fitoj një mjekë të mirë, atdhedashur, i kushtur pacientëve. Filloi ngritja  meteorike në fushën shkencore.. Specializimin  si edhe studimet postdiplomike i përfundo në Universitetin e Zagrebit. Pas kthimit në Kosovë si dermatolog morri pjesë në themelimin e Klinikës për sëmundjet dermatovenerologjike-të lëkurës. Këshilli mësimor e emërton për docent dhe  drejtorin e klinikës të posaformuar. Duke i u  falëmenderuar punimeve  profesionale, shkencore bëhet profesor i rregulltë me famë  rajonale..

Kjo ishte vetëm  pamja profesionale, mjekësore. Prof. Dobreci u ngrit dhe u tregua si luftëtar për të drejtat e popullit shqiptar..Ishte kryredaktori i revistës mjekësore “Praxis Medica” deri në dalje në pension, organizator i disa  tubimeve mjekësore, simpoziume, kongrese, edukator i mjekëve të rinjë.

Po e përsërisë mendimin tim  të cilin e kam thënë këtu para disa viteve:

Në kohërat më të vështira për popullin shqiptarë në Kosovë, kur populli mbeti pa sigurim shëndetësor shumë mjekë nga Kosova u pasuruan  .. por Prof. Simë Dobreci u pasurua duke bërë mirësi, mjekime  falas…

Nga kjo periudhë janë  dy anekdotë:

Rrëfimi 1

Dr. Sima  tregon:

“ Ishte viti im i fundit para pensionit. Një ditë erdhi te unë një mjeke e re për të konkuruar që të punonte në Klinikën për sëmundjet e lëkurës. Pas bisedës me të e vrejta se nuk i plotësonte kushtet  për klinikë dhe këtë gjë ia  thava. Atëherë mjekja e re filloji të flas: “Zotëri Profesor unë kam qenë edhe në UÇK..” Atëherë  u përgjigja: “ Kam respekt për luftarët e UÇK, por dituria e jote nuk është e mjaftueshme”. Iku e pakënaqur. Pas pensionimit u ktheva në Ulqin. Kaluan dy vjetë, e vizitova Klinkën për sëmundjet e lëkurës..mjekja  e cila kishte konkuruar kur isha drejtor ishte duke punuar në Klinikë. Dhe kështu , filloj ramja e kualitetit dhe punës..”

Rrëfimi 2

Sima vazhdon:

“Kongresi i Kroacisë për Dermatologji  me përmbajte ndërkombëtare në Split.. Për punën time në fushën e dermatologjisë janë njohtuar  edhe kolegtë e mij  përveç Shqipërie dhe Maqedonisë edhe ato në  republikat e ish Jugosllavisë. Me ftesën e kolegëve nga Këshilli organizativ morra pjesë në këtë Kongres.. Isha mysafir i tyre. Dhoma ime në hotel ishte me pamje nga deti kurse mjektë nga vendet tjerë të ish Jugosllavisë i kishin  dhomat me pamje  nga rruga mbrapa.. Në këtë mënyrë më  treguan respekt…”

Rrëfimi 3

Verë, muaji gusht. Drejtori i ri (dr. Pavle Ban) kishte ardhur më 16 gusht 1982. Isha në përcjelljen e punës në sektorin e Pediatrisë. Korridori ishte plot me fëmijë dhe të rritur. Personali mjekësor bënte punën e vetë.

Në hyrje të Pediatrisë po afrohej dr. Simë Dobreci. Dr. Sima punonte një kohë të gjatë në Klinikën Universitare të Dermatologjisë në Prishtinë. Këtu, në Ulqin e kemi njohur si luftëtar të madh për të drejtat e kombit shqiptar. Normalisht, pushteti aktual e ka pasur “në sy”. Deri në këtë ditë me dr. Simë Dobrecin nuk kam pasur ndonjë kontakt. Vetëm patëm dëgjuar njëri për tjetrin. Dr. Sima kishte ardhur që ta vizitonte dr. Kushin (dr. Shefqet Dollaku, pediatër): kishin studiuar bashkë në Beograd. Duke m’u afruar mendova:

“Çka ma çoi këtë sot këtu? Do të na shohë ndokush…”

Kanë qenë kohë të vështira për të gjithë ne shqiptarët. Për një fjalë, për një takim të kanë akuzuar, larguar prej pune. Biseduam shkurt. Sima më tha:

“Kemi dëgjuar për punën tënde… Nuk ka rëndësi të madhe që nuk ke me qenë më drejtor. Mbahuni së bashku njëri me tjetrin.”

Më vonë, prej vitit 1999 me prof. dr. Simë Dobrecin do të zhvillojmë një bashkëpunim shumë të frytshëm.

Periudha e tretë

Pas pensionimit në vitin 1999 Sima kthehet krejtësisht në vendlindje. Me energji të madhe, vazhdon punën si mjekë në ordinancën e tij në Braticë. Por, ardhja e Prof.Simë Dobrecit  ringjalli dhe aktivizoj  shumë aktivitete. Ai na ndihmoj në organizimin e  shoqatës së mjekëve të Ulqinit. Ka marr pjesë në takimet medicinale në Ulqin, Tivar. Gjthashtu ishte edhe bashkëorganizatori i tetë simpoziumve Ulqin-Shkodër. Së  bashku  lëshuam deklaratën për  mundësitë e  hapjes së fakultetit të mjekësisë në Shkodër. Ishte në Këshillin nismëtar për themelimin e Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi.

Kam qenë prezent në terasën e Qendrës për kulturë të dikurshme ( sot. Restoran “Hollegro” kur është themeluar dhe filloj të dal revista “Buzuku”. Me këtë emër dolën 40 numra ku gjithmonë Sima ishte kryeredaktor. Në momentin kur Dr.Sima nuk u pajtua me disa  vendime të OJQ  “Dom Gjon Buzuku”  Bashkimi i Krijuesëve Shqiptarë në MZ i dha përkrahje profesorit dhe prej atëherë revista është “Gjon Buzuku”. Krejtësisht  janë botuar deri tani 49 numra të kësaj reviste.

Libri i cili po përurohet sonte pak e shumë përshkruan aktivitetet lidhur me punën e palodhshme të  Simë Dobrecit në këtë periudhën e tretë të jetës  së tij.

Më qëllim nuk po i përsërisë disa aktivitete të cilët janë në pjesën hyrëse të këtij libri.

Jam i mendimit, që periudha e tretë e Prof. Simë Dobrecit-rikthimi në vendlindje dhe kontributi i tij  i gjithëanshëm është periudha më e rëndësishme, më e  frytshme  në jetën e tij.

Në fund:

Po i  bashkangjitem mendimit  të Hajro Pufja Ulqinakut:

“Do të kaloj kohë si të lindin  persona në kombin shqiptarë siç janë Prof Simë Dobreci, Prof. Ruzhdi Ushaku dhe i ndjeri Prof. Basri Çapriqi.”

Ulqin,

22 dhjetor 2018

( Nga mbrëmja lidhur me përurimin e librit “Përmbledhje e vlerave njerëzore)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top