Hoteli “Republika” ishte në lagjen “Rana”. Ndërtimi filloji në vitin 1936 nga familja e Beroviqëve nga Shkodra.
Në vitin 1845 pushteti i ri i atëhershëm e nacionalizon shtëpinë-hotelin e Beroviqëve. Dhe vazhdohet ndërtimi i cili përfundon në vitin 1956.
” Republika “ kishte restaurantin me oborr të bukur dhe kapacitetin prej 120 shtretërve.. Ishte vendi i shumë ngjarjeve të Ulqinit.
Në semestrin e gjashtë në vitin e tretë të studimeve filluam të dëgjojmë ligjëratat nga Mjekësia Interne. Praktikën e kam bërë në klinikën interne „B“, e cila ka qenë në afërsi të Dekanatit. Profesori i cili na dha mësim për herë të parë ishte prof. dr. Radivoje Beroviq, i cili njëkohësisht ishte edhe drejtor i këtij institucioni.
Më vonë e kam mësuar se prof. R. Beroviqi e kishte prejardhjen nga Shkodra dhe në vendin ku ka qenë hotel „Republika“ (i cili u zhduk pas tërmetit të vitit 1979) më përpara ka qenë shtëpia e Beroviqëve.
Nga Kalaja puntorët e parë në hotelin “Republika kanë qenë: Asllani i Shabanbegut, Ismail Bushati, Kabil Karamanaga.
Ky hotel u zhduk (rrëzua) pas termetit më 1979 dhe nuk u rindërtua më. Shumë më vonë familja e Beroviqëve e ktheu pronën.
Hoteli “Jadran” gjendet në siujdhesën më të bukur të pjesës bregdetare të Ulqinit, në Sukë. Në këtë vend më përpara ishte shtëpia e cila fillimisht i takonte Ismail Pashës. Pasi ai shkoj më detyrë në Egjypt, shtëpinë e bleu Beqir Suma. Pastaj, në mënyrë të dhunshëm këtë shtëpi e mori mbreti i Malit të Zi Nikolla i parë për rezidencën e tij/
Pjesa e parë e hotel “Jadran”-it u ndërtua më 1938. Pas Luftës së Dytë Botërore vazhdohet me rindërtim kështu që kishte kapacitetin prej 120 shtre-tërve. Tërmeti i vitit 1979 e shkatërron plotësisht dhe kurr më nuk u rindërtua.
Në po të njëjtin lokali-tet, Sukë, në vitin 1960 organizata rinore “Pan-Europa” nga Gjermania ndërtoi pushimoret e veta.
Në hotel “Jadran”in kanë punuar vëllezërit Maliq dhe Fadil Sulejmani, Gani Vogliqi, Ruzhdi Dervishi..
Gjithashtu, tërmeti më 1979 e dëmtoji aq shumë si u lyp të rrënohet. Në këtë vend deri tani nuk u rindërtua më hoteli i dikurshëm..
Ibro Dediqi ishte drejtori i hotel “Jadran”it. Në dekadën e pestë të sh/ XX. Në vitin 1959 Josip Broz Tito e vizitoji Ulqinin për herë të parë. Ibro Dediqi i bëri përgatitjet për pritjen e Titos. Por, për arsye se kohës të keqe , lajmëruan se Titoja nuk vjen. Puntorët e hotelit e të tjerët ja filluan gozbën më përpara. Pas tri orëve erdhi lajmi i vërtet:
“Shoku Tito vjen…edhe erdhi..”
Ibro Dediqi vdiq…
Jospi Broz Tito erdhi në Ulqin. Mbërriti më anije në Molin e Ulqinit. E pritën kryetari i qeverisë Bllazho Jovanoviq i Malit të Zi dhe prezidenti i Ulqinit Andrija Petriçeviq. Titoja ishte në automobil të hapur me Bllazho Jovanoviqin., në këmbë më uniformë marshalit…
Hoteli “Galeb”-i
Ndërtimi filloi në vitin 1938. Së pari e kishte emrin Hoteli “Ko-op”, kapaciteti fillestar i të cilit ka qenë 120 shtretër. Në vitin 1945 është shëndrruar në pushimore për punëtorë dhe ia venë emrin “Ivan Milutinoviq”, kurse në vitin 1955 bëhet hotel i hapur për çdo mysafir me emrin e tanishëm “Galeb”.
Në vitin 1963 vazhdohet ndërtimi i tij dhe shtohet kapaciteti në 388 shtretër.
Pas tërmetit të vitit 1979 hoteli “Galeb” u rrëzua dhe në vend të tij u ndërtua hoteli i ri me po të njejtin emër. Ky hotel posedonte sallën për seminare e kongrese, saunën, bazenin e mbyllur, si dhe apartamente luksoze ne vilat jashtë hotelit, kështu që kapaciteti i tij i gjithëmbarshëm ishte mbi 400 shtretër.
Në këtë hotel së pari kanë punuar: Muhamed Pulti dhe Kabil Karamanaga ( kuzhinjer), mandej Njazi Resulbegu ( gjithashtu kuzhinjer). Gjithashtu më kujtohen puntortë e vjetër: Qazim Quku, Xhevdet Abazi, Riza Myrtoja, Nazmi Fici, Ali Kasneci, Fejzi Bushati, Zuhdi Dema, vëllëzrit Haxhi dhe Mahmud Metani e tj.
Drejtori i disa vjetëve ishte Bilal Pulti.
Por, tranzicioni pas viteve të nëntëdhjeta të sh. XX për hotelierinë e Ulqinit ishte i pasuksesshëm i dhimbshëm për Ulqin.. Një puntor i vjetër në hotelierinë e Ulqinit ka thënë:
» Isht e pamundshme të shkatërrohet hoteleria e Ulqinit…«<
Por, ndodhi ashtu si nuk mendoji dhe nuk deshti askush.: hotelieria shtetërore u shkatërrua.. Dhe si një gjë më e dhimbshme, e pa kuptushme ishte rrënimi i hotelit »Galeb« para dhjetë viteve.
Kështu u prish panorama bregdetare e Ulqinit:, mbeti pjesa më e bukur e Ulqinit e shpraztë:..
Në fund:
Hotel »Jadran«in e rrënoji tërmeti, por hotel » Galeb«in dora e njëriut..
Galebi ka qenë edhe është kujtesa, dhimbja, nostalgjia e jonë..