Friday , September 25 2020
Lajmi i fundit

Gani Karamanaga: TREGIME RAMAZANIT

Sabahu në Prizren

Xhamia e Sinan Pashës është ndër monumentet më të rëndësishme të Prizrenit dhe si e tillë mund të quhet edhe perla e qytetit dhe lirisht mund të them se është xhamia më me vlerë dhe më e bukur jo vetëm në Prizren por edhe në Kosovë. Është ndërtuar në vitin 1615 nga Sinan Pasha një ushtarak i famshëm osman me prejardhje shqiptare nga fshati Vejle të Lumës i cili ka qenë në pozita të larta në Perandorinë Osmane.

Xhamia ndodhet në qendër të Prizrenit, në Shatërvan, e vendosur 2.5 m nga niveli i saj, përbëhet nga një kupolë qendrore dhe tre kupola tjera të vogla, dhe me një minare në lartësi prej 43 metra

Vizituam Prizrenin. Shetitëm nëpër qytetin e vjetër. Hotel “Prizreni” sipër Xhamisë të Sinan Pashës.

Filluan thirjet për sabah nga tri xhamiat më të afërta.

Digjuam.

Kënaqësi shpirtërore.

Si me qenë në Stamboll” u drejtova bashkëshortes.

Pas abdesit falëm namazin e Sabahut.

Sabahu në Prizren ishte një përjetim  i cili nuk harrohet asnjëherë.

sinan-pasha-mosque

Xhamia e Sinan Pashës në Prizren

Topi-Koha për iftar

Iftari është ndër karakteristikat më të rëndësishme të muajit të Ramazanit, mbarimi agjërimit dhe fillimi   i darkës me ritual të veçantë.  Agjërimi mbarohet me ngrënien e urmës ose me pirjen e ujit. Iftari paraqet një gjë të rëndësishme për arsye se të gjithë anëtarët e familjes  ulen në sofër në një kohë të caktuar, në aksham. Iftari është i mirësepritur, përgatiten shumë gjellë të mira dhe disa karakteristike për ambientin tonë. Gjithashtu  aty janë edhe ëmbëlsirat si edhe hashafi në fund të iftarit.

Në  pjesën e sipërme të Kalasë (Citadela)  është  pika më e lartë prej të cilës  është hedhur “topi” i cili  ka qenë shenjë që ka mbaruar dita dhe është koha për iftar.

Shefki Nimanbegu (103 ) në pyetjen time më tha:

“Kemi qenë fëmijë kur në Pazarin e gjytetit kemi pritur me ra topi. Topin prej majes së Kalasë e ka  hedhur Asllan Shabanbegu deri në vdekjen e tij më 1956. Para këtij topin e ka hedhur Nuradin Shata i cili ka jetuar në shtëpi në Kalanë jugore. “.Shefkiu vazhdon:

“Mbasi kemi dëgjuar  topin kemi  vrapuar deri në shtëpi duke  bërtitur  topi, topi.. dhe të gjithë atëherë kanë shprish (me ujë ose urmë) dhe filluar të ham iftarin”

Edhe sot ka mbetur shprehja kur pritet mbarimi i ditës dhe koha për  iftar

A ka ra topi?”

Por, tash disa dekada në vend të ramjes topit në munaret e xhamiave ndizen dritat.

Syfyri-sefuri

Koha kur besimtarët mysliman para lindjes së diellit përgatiten për agjërim është sefuri ose syfyri si flitet në vendin tonë. Bereketi i syfyrit është që Allahu i madhëruar  e ngritë besimin te njeriu, e zvoglon nevojën për ushqim gjatë ditës, e përforcon fuqin truprore dhe njëkohësisht zhvillon mirqenie dhe mirëkuptim.

Në Kala dikur ka ardhur syfyrxhia dhe ka trokitur në derë. Kjo gjë ishte deri në dekadën e pestë kur edhe nuk ka pasur drita elektrike. Në Shkodër syfyri ka filluar me trokithtjen e lodrave.

Halla erdhi në Kala te nipi i saj. Gjithmonë ka pasur mall për gurët e Kalasë, për të gjithë të afërmit dhe komshinjtë.

Kanë kaluar më tepër se tridhjetë vjet që ishte martuar në Mëhallë të Re.

Ishte muaji i shenjtë i Ramazanit. Pas iftarit burrat shkuan për të falur namazin e teravive, në Xhaminë e Kalasë.

Nusja e nipit, e mori përsipër që ta përgatiste syfyrin. Pas një kohe shkuan për të pushuar.

Por nusja ishte e lodhur dhe u zgjua pak më vonesë.

Ajo mendoi dhe veproi kështu: i mbylli kapakët e penxhereve, me shpejt e përgatiti valën dhe hoshafin për syfyr.

I çoi prej gjumit  të tjerët si edhe hallën.

Halla  u çua  prej gjumit, e shihte se ishte  e nginjur me gjumë, por nuk bëri zë dhe filloi të hante.

Por filloi drita të zbardhte, njerëzit po lëviznin jashtë…

Halla u kujtua, i hapi kapakët dhe e pa se ka kaluar koha e syfyrit kaherë.

Filloi t’i flasë nuses, por kjo iu përgjigj:

– Hanko, mos u mërzit, se tesh na fal Zoti.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top