Sunday , November 19 2017
Lajmi i fundit

Gani Karamanaga: ULLINI I BUKURIJES

UlliriPorta e Kalasë, mandej Pazari i qytetit në të cilin këndë gjendet një sofë një metër sipër rruge. Në mes ulliri.

Para njëqind vjetëve Bukurija u martua për Hashimin. Pas një muajit , Hashimi shkoi në një sefer në det. Lundruan deri në Shëngjin e mandej vazhduan për Brindisi në Italinë jugore.Por, deti i  trazuar, fortuna dhe  barka u mbyt. Hashimi me dy shok doli në tokë.

Në Kalanë e Ulqin erdhi zani se të gjithë detarët  e anijes “Drita” janë mbytur  te brigjet e Italisë,..

Bukurija nuk besonte se burri i saj nuk do të kthehet më. Çdo mëngjes, falte namazin i sabahut duke u lutur që të kthehet  Hashimi. Një herë ëndërroji:

“ Meleku i tha : mbas sabahut me e mbjell një ulli në hyrje të Kalasë..”

Me babanë e saj Lejdin Begun e mbolli  ullinin në sofën mbi rrugë, menjëherë pas  Pazarit të qytetit. Çdo mëngjes Bukurija e ujite mullini prej Kronit të Kalasë.

Kaloj një vjet dhe Hashimi me dy shokët e tij u kthye në Kala .

Ishte një natë dimri. Bukurija  atë natë qëndronte në shtëpinë e tyre trekatëshe. Dikush trokiti në derë. Bukurija u tremb, heshti. Trokitja u përsërit edhe disa herë. Në fund,  Hashimi  e gjuajti  dritaren me një gurë duke  bërtitur:

Bukurije , çile derën, unë jam Hashimi”.

Këtë tregim ma  tha Bukurija plakë, kurë e vizitova pas një sëmundje. Duke qeshur e pyeta:

“ E masandej..”

Plaka nuk u habiti,  mënjëherë u përgjigj:

“ Mbas nant muajve lindi djali jonë i parë..”

Ullini u rrit, dhe u bë pemë e madhe. Tërmeti  prej viti 1979 e  rrënoi parcelën ku ishte ullini . Pas rregullimit dhe rindërtimit të Kalasë  kjo parcel me gjithë ullinin u zhdukën… Bukurija ishte  shumë plakë, dhe gjithnjë mendonte në ullinin e saj..

Por,  në vitet të  nëntëdhjeta të shekullit XX më  kujdesin e Skender Shabanit dhe Ismet Karamanagës në atë vend u mbjellën dy ullinjë të rinjë.

Ishte dimër, në dy mbas mjesnatës  trokiti telefoni:

Jam  Yli Isas , hankoja isht e sëmur..”

Hyra  në Kala, ishte dimër, ftoftë..

Bukurija ndërroji jetë.

Mbeti  tregimi për ullinin e Bukurijes në hyrje të Kalasë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top