Sunday , July 22 2018
Lajmi i fundit

Gani Karamanaga: ULQINI DHE SHKODRA

Gani KaramanagaDashuria

Pjesë e rëndësishme e historisë, kulturës dhe traditës së Shkodrës është edhe Pazari i Vjetër  i këtij qyteti, që, për fat të keq, sot nuk ekziston më. Sipas të dhënave gojore fillimet e tij, mendohet se i përkasin Dinastisë së Bushatllinjve, por që lulëzimin më të madh ai e arriti gjatë pushtimit osman, duke u bërë pazari më i madh, më i bukur e më me emër në katër vilajetet shqiptare, veçanërisht i krahasuar me Pazarin e Prizrenit. Pazari i Madh ishte vendosur në afërsi të qytetit të vjetër, nga ku ka marrë edhe emrin, në një distancë rreth 2 km. me Shkodrën e Re, në një zonë të pa banuar, por që shtrihej poshtë Kalasë së Rozafës e në breg të liqenit në Shkodër, deri ku del lumi Buna.

Përpara, por edhe sot Shkodra dhe  Ulqini kanë pasur afërsi të madhe, një popull, një mentalitet , adetet dhe  zakonet e vjetëra të njajta..

Ishe koha ndërmjet dy Luftërave Botërore. Mehmet Beqiraga jetonte në Kalanë e sipërme. Në Shkodër  ishte e martuar motra e tij Fatimja në familjen Dizdari. Ishin në dasmën e martesësës djalit të Naim Dizdarit Fadilit në Taphanë. Me Mehmetin ishin edhe familjarët e tij.

Djali tij  Ismeti disa muaj më përpara e shikonte në Shkodër një  vajzë..Filloji ahengu e dyzeni, si ishte adeti atëherë gratë dhe vajzatë ishin në fund të odës duke përcjellur dhe ndëgjuar  ahengun.. Vajza të cilën e dashuronte Ismeti u dallonte prej tjerave, e naltë, më flokë të gjata, me shami të verdhë, e bukur si drita. Ismeti nuk hiqte sytë prej saj. Por, burri i hallës Naim Dizdari i vërejti dy të dashuruarit si po shikohen.. Në oborr  e thiri Ismetin dhe i tha:

Shiko, ti me atë vajzën me shami të verdhë ke diçka..“

Ismeti  u mundua që të arsyetohet:

„Naim-aga, nuk kam kurgja më te..“

„ Ti këto llafe thuaja tjetërkuj, me atë vajzën ke diçka, o ke me pasur së shpejti“

Për herë të parë  shqipë në Ulqin

Më 11.12.1999 mbajt Simpoziumi i parë historik Ulqin –Shkodër. Pjesëmarrësit nga Shkodra në këtë Simpozium ishin: Dr.Astrit Beci, Dr. Agron Luli, Dr. Bashkim Bala dhe Dr. Nadyre Suma.

Por,  lidhur më këtë simpoziumin lindin disa probleme, Së pari nga Ministria e shëndetësisë të Malit të Zi  erdhi urdhëri që ky manifestim mundet me u mbajtë në rast se ka pjesmarrës edhe  mjekë malazezë. Këto kishin presione që mos të marrin pjesë, Njëri mjekë malazias në “katër sy” më tha:

“ Më kanë ftue në një v end dhe më kanë thanë se askush prej neve ( mjekët malazez) nuk duhet me ligjerue në simpoziumin  në Kala. Në të kundërtën kemi me ti hequr disa priveligji si i ke..”

Në shtëpi bashkëshortja Fitnetja më tha:

„ Çka po të lypen këto punë..“

„ 50 vjet  kemi ba çka thojnë ata ( malazeztë), ka  ardhur koha që të lirohemi..“

Ishte përgjigja ime.

Ftova tre mjekë të dalluar prej Tivarit:

Prof. Dr.Danilo Maliq, kirurg, Prof.Dr.Petar Vuksanoviq, epidemiolog dhe, Prim.Dr. Anto Martinoviq, specialist otorinolaringolog.

Prej Ulqinit morrën pjesë :

Dr. Zylfije Duraku,  Dr.Safer Zhygjeli, Prof. Dr.  Simë Dobreci,  Prim.Dr.Gani Karamanaga.

Dhe kështu u mbajt  simpoziumi Ulqin-Shkodër në Pallatin e Ballshajve në Kala.  Isha krenar  për arsye:

Mjekësia për herë të parë u ligjerua në gjuhën shqipe në Ulqin.

 

 

 

Eri në Ulqin

Vitet e nënëdhjeta i karekterizonte qetësi para ndodhjeve  dramatike të cilat do të vijnë pas. Ishte koha e reformave të cilat  i propozoji kryeministri i atëhershëm  Ante Markoviq.

Pas  trazimeve të viteve tetëdhjeta ku  lulzonte nacionalizmi në  tërë ish Jugosllavinë  kjo ka qenë  dritare për një jetë më të mirë.Jeta u përmirësua, rrogat ishin të mira, ekonomia e avancuar. Por, kjo ishte një  kohë e rrejshme  e cila ka parapri  luftën ndërkombëtare më një egërësi aq të madhe, sa u çudit të gjithë bota. Në Shqipëri  ngadal  ngadal filloj demokratizimi si edhe përmirësimi i mardhënieve ndërmjet dy shteteve. Shkodra dhe Ulqini këtë gjë e pritën me dekada.

Ato ditë erdhi lajmi se  vjen në Ulqin vajza e madhe e Hajlije Peshku Krymit Bahrija ( 1950).

Në pritje në kalimin kufitar Hani i Hotit ishim me tre automjete. Ishte ditë vere, në kufi kishte pak kalimëtar. Diku largë Bahrija me djal për dore po u ofronte zonës kufitare të Malit të Zi. Duke pritur kjo situatë  ishte si një ëndërr e cila po u realizonte. Ka qenë më lehtë që të vijsh prej  Australie se prej Shkodre.

Përcjellësit e Bahrijes prej Shkodre nuk  kena mujtuar ti shohim. Shkuam nëpër Tuz deri në Ulqin. Mbërritëm në Kala te Ali Peshku daja i Bahrijes. Më te ishte Eri djali 13 vjeçar.

Eri u njjohtua me Skenderin dhe Minirin djemtë tonë. Finetja ja japi  pantalonet e Minirit. Ato ju pëlqyen shumë dhe ai  nuk  i ktheu mbrapa. Miniri kanjëherë thoshte:

„ Mi mori bragat ai Shkadrani..“

Eri së  bashku me ne  erdhi  për të la në det  te hotel „Albatrosi“. E pyeta Erin a din të hidhet prej shkëmbit. Ai tha se din. Por, kur u hedh në det gati se ui u mbyt..

Eri u adaptua shpejt në kushtet e jetesësë tek ne në Kala. Shikonte televizorin me digitron, tash kishte tesha të bukura, shetite nëpër korzon e Ranës.

Bahrija qëndëroji në Ulqin dy muaj. Në atë kohë u martue vajza e jonë Naimja, ishte si krushkë në përcjelljen e vajzës.

Ne e  kishim atëherë gjendjen financiare të gjithë shumë të mirë. Bahrijen e përcjellëm më dhurata shëpiake, garderobë për të gjithë të afërmit e saj  në Shkodër.. më teknikë të bardhë..

Pas këthimit në Shkodër Eri e ka pasur  vështëtirë ti rikthehet kushteve të atëhershme të jetesësë në vendlindjen e tij.

Bahrija ,  disa vjet më vonë na ka tregue se para ardhjes në Ulqin ka pasur disa biseda „ informative“ në sektorin e policisë të Shkodrës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lotët në kufi

Vehbi Zejnelaga( 1920-2004) Ishte i lindur në Ulqin në vitin 1920. Prejardhjen e ka pasur nga familja e njohur ulqinake tregtare. Në moshën 14 vjeçare familja e tij kalon të jetojë në Shkodër.

Për arsye të mospajtimit me regjimin i atëhershëm të Enver Hoxhës, në mënyrë ilegale vjen  në Ulqin në vitin 1948, ku  banon  te tezja e tij Ese Ibrahimi. Ne në Kala e kemi qujtuar “ Halla Ese”.Martohet në vitin 1949 me Fahrije Mavriqi  kur edhe punësohet në Stacionin shëndetësor si infermier dhe asanator.

Në shërbimin shëndetësor të Ulqinit punon 40 vjet. Pensionohet në vitin 1989. Atëherë ka qenë  prezent sëmundja e malaries në  Malin e Zi.

Një kohë të gjatë ka qenë anëtar i ekipit për punën në  teren dhe ka jap kontribut të madh në luftën dhe zhdukjen e kësaj sëmundje të vështirë.

Në Kala , Vehbi Zejnelaga gëzonte  autoritet të veçantë. I ndihmonte të gjithë banorve të Kalasë. Më kujtohet,  kur isha i smur Vehbija më japi penicilinin e pare .

Në vitet e gjashtëdhjeta  të shekullit XX i mbërriti lajmi për vdekjen e nënës së tij në Shkodër. Vehbija tregonte:

“Mbërrita deri në Sukubinë, hypa në kodër, dy qind metra large ishte Shqipnia.. kisha mall të madhë, nana më kishte vdekur..

 fillova të qaj, lotët shkojshin njëri  pas tjetrit.. isha në dilemë.. a ta kaloj kufinin  dhe të shkoj në Shkodër.. e dijsha se menjëherë do të më burgosin…mendova.. loti pas lotit..

 

 

 

 

Tugjemile

Tuberkulozi është një sëmundje infektive, jo e  trashëgueshme, e shkaktuar nga mikrobi i tuberkulozit në praninë e kushteve favorizuese: gjendja jo e mirë ekonomike-shoqërore, varfëria, luftërat, bashkëjetesa në komunite pa kushte të përshtatshme higjieno-sanitare, përdorimi i tepëruar i alkoolit, përdorimi i duhanit, etj. Sëmundja mund të  zhvillohet  në  të gjitha moshat, prek të gjitha organet e njeriut,por  më tepër mushkëritë. TB, në të kaluarën ka shkaktuar vdekje, invalidizim dhe vuajtje të panumërta në të gjithë botën , sidomos në vendet e Afrikës dhe Azisë.Fatkeqësissht dhe në vitet pasuese , përfshirë dhe vitet e fundit , në vendet e varfëra , TB-ja vazhdon të jetë problem.

Në periudhën ndërmjet dy Luftave botërore ishte e përhapur  në Shqipëri dhe Jugosllavi. Mjekimi ka qenë shumë i kufizuar. Medikamentet efikase do të zbulohen në dekadën e katërt dhe të pestë të shekullit XX . Atëherë u preferonte si mjekim plotësus qëndrimi në vendet malore  me ajr të pastërt. Shkenctari Gjerman Robert Koch e zbuloji i pari   në vitibn 1892 bacilin e  tuberkulozit.

Sulejman ef. Peshku  në dekadën e tretë të shekullit XX ishte imam në Tugjemile. Ky isht fshati më i lartë nën  malin e Sutormanit sipër Tivarit. Mbesa e tij Nurija  jetonte në Shkodër dhe u sëmue prej tuberkulozit. Mjekët i preferuan qëndrim në një vend me kushte klimatike banjore. Dhe kështu erdhi në Tugjemile ku qëndroji disa muaj. Por, pas tre muajve gjendja  te  Nurija u keqësue.

Kaluan  shumë e shumë vite. Vajzat e  Sulejman ef. Peshkut u plakën. Në një bisedë  treguan dëshirë që të shkojnë në Tugjemile për të gjetur varrin e  Nurijes.

Fatime Peshku Hasa ( 1925 ), Seide Peshku Kapllanbegu ( 1928) dhe Sadete Peshku Cungu ( 1934 ), tri vajzat e  effendi Peshkut , së bashku me mu dhe bashkëshorten Fitneten shkuam në Tugjemile. Sadetja  ka qenë atëherë shumë e vogël dhe kjo ngjarje nuk i kujtohet.

Xhamia dhe varrezat e vjetëra ishin sipër rruge , kaluam nëpër disa bashçe. Xhamia e vjetër ishte rrënue  krejtësisht,   gjetëm vetën disa gërmadha . Tri motrat kërkuan vendin ku e ka pasur varrin Nurije, por nuk e gjetën. Çdo shenjë ishte zhdukur.

Kështu, Nurija  pushon nënë maje të malit Sutorman, në Tugjemile,

 

Dyluftimi

Jeta në Shkodrën e vjetër në  fillim të shekullit XX. Trandafilja ishte vajza  e Rifat  Selmanit. Ky ishte tregëtar me mallëra të vogëla.Vajza kur mbushi 19 vjetë  u fejua për një djal nga lagja Taphanë. Ishte ky Muzafer   Dibrani.

Trandafilja i kishte ra në sy edhe një djalit tjetër   Ragip Ademit. Ragipi filloj  të sillet rethë  shtëpisë  së Trandafiles, një herë e ndaloji  duke ecur afër  Kafesë Madhe. Edhe ajo i ndaloji këmbët, biseduan…Në Kafen e Madhe  ishin dy shoktë të fejuarit të Trandafiles,  Muzaferit. I treguan për këtë ngjarje.

Kaluan disa ditë, Mjuzaferi nuk kishte qetësi.. i  armatosun shetite nëpër vende ku u sillte Ragipi… dhe u takuan te Ura e Bunës.. mbasi u fjalosën, të  dy nxjerrën armët.. krisin dy pushkë menjëherë. .

Ragipi u plagosë në krahin e djathtë,  Muzaferin e goditi plumbi në ball..

Ragipi  një natë qëndroji në Velipojë te disa miqtë e babait tij, mandej  më lundër doli  në Shënkoll ku trokiti në shtëpinë e Mati  Çataliqit.Ai i ndihmoji për të mbërritur deri  në Kala të Ulqinit. Trokiti  në shtëpinë e Ahmet-agës mikut të babait tij.

Nuk i tregoji askuj  pse ka ikur prej Shkodre. Filloji të punoji si shërbtor , u  e merrte edhe me peshkim .

Kaluan disa kohë dhe  Ahmet-aga e  fejoji për një vajzë nga Rana. Krijoj familje të madhe, në Ulqin gëzonte  autoritet.. Kishte katër vajza dhe  katër djemë..

….

Në moshën 45 vjeçare djali i parë i Ragipit u sëmue prej sëmundjesë malinje dhe ndërroji jetë..Pas  disa vjetve dy nipat e Ragipit vdekën në mosën 30 dhe 48 vjeçare.

Ragipi jetoji shumë, u ba 100  vjeç. Prej moshës 70 vjeçare nuk doli  prej shtëpisë.

Para se të dërroji jetë tha;

„ Kam mendue se gjynahin tem duhet me e la unë, por nuk qe ashtu…

Nipi në Shkodër

Emina Mine Meçobeg  ka jetuar në  mjes të çarshisë dhe  Ranës. Ka pasur tri vajza: Shuken, Adlijen dhe Limonen Burri Meço Begu ka v dejkur heret dhe për Minen është kujdesuar edhe vëllau i Meços Xhemal Begu.

Dy vajzat e para u martuan në Shkodër në familje të njohura Bilali dhe Kadija.Limone ishte më e vogëla, por edhe më e bukura. Ka pasur oferta për martesë në Ulqin, por fati e çoji edhe atë në Shkodër. U martue për Halit Raboshtën je bila najmlađa, ali i najljepša. trebala je da se uda u Ulcinj, ali sudbinom i ona pođe za Skadar u familiju Rabošta.

Deri në vitin 1948  vajzat e Mines kanë ardhur  herë pas here në Ulqin. Ulqinaket të martuara në Shkodër  kur kanë ardhur në Ulqin gjithmonë kanë dalur në ranë tlë shetitur paran detit. Thojshin:

„Me marr ajrin e detit“.

Pas vitit 1948 u ndëpëren të gjithë marëdhëniet ndërmjet dy shteteve, u mbyllën rrugat..Minja  e meçobegut mbeti e vetmuar në shtëpinë e vjetër, malli për vajzat e saja, nipat e mbesat.. Nëna jonë na tregonte se kur Minja vinte në kala te Xhemal Begu dhe Minja e Nimanbegut gjithmonë u ndalonte edhe te shtëpia e jonë. Arsyeja: nipi i saj, djali i Limones ishte moshtar më vëllaun tonë Ismetin të lindur më 1948. Minja i thoshte nënës:

„ Ta shof djalin tand , nipi i jem  Fatmiri në Shkodër ishtë moshatar më të..“

Kaluan pesdhjet vjet. Në Shqipëri filloji demokracia dhe u përmirësuan  të gjithë mardhëniet ndërmejt d<y shteteve.. U repërsritën  të gjitë lidhjet, të cilat asnjëherë nuk ishin harrue… Në Ulqin erdhën Limonja plakë me djemtë Bashkimin e Fatmirin dhe nipin Benin..

(Nga  libri në dorëshkrim „ Pazari i gjytetit „)

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top