Wednesday , June 19 2019
Lajmi i fundit

Gani Karamanaga: Ura e Klleznës

Ura ne Kllezen, Most u KlezniUra e Vjetër në Kllezën është një urë prej guri e ndërtuar në vitin 1696 mbi përroin e Megjureçit në Klleznën e Sipërme të Komunës së Ulqinit. Ajo ka këto dimensione: gjatësia 12 m, gjerësia 3,60 m, lartësia nga fundi i përroit 9.26 m dhe trashësia e gurëve te çelësi 80 cm.

Thuhet se mjeshtri i cili e ka ndërtuar këtë urë ka qenë nga Dibra. Atij kjo punë i është ofruar nga klleznorët; ai ka thënë se gëlqerja e cila do të përdoret për ndërtim duhet të qëndrojë në gropë 15 vjet. Pas kësaj periudhe, mjeshtri dibran dhe një punëtor tjetër e kanë ndërtuar këtë urë. Pas kryerjes së punës, mjeshtri është vrarë dhe është varrosur në afërsi të xhamisë së Klleznës, ku edhe sot ekziston varri.

Nëpër këtë urë kanë qarkulluar banorët e Klleznës, por edhe të tjerët të cilët kanë udhëtuar nga kjo anë për në Ulqin e gjetiu. Ndërsa, me rastin e ndërtimit të rrugës Ulqin-Krythë në vitin 1954, pranë kësaj urë është ndërtuar ura e re për qarkullimin e mjeteve të komunikacionit, dhe nga ajo kohë ura e vjetër humbi vlerat e mëparshme duke u bërë dytësore. Që nga ndërtimi i saj nuk është bërë ndonjë intervenim apo restaurim i saj, ndërsa në vitin 1982 ajo pësoi goditje, sepse mbi urë, pasi u hoqën gurët, u vendosën gypat e ujësjellësit të Millës, duke krijuar kanalin përkatës. Por për fat të mirë ura nuk pësoi dëme të mëdha, edhe pse një gjë e tillë ka mundur të ndodhë.

Ndërkaq sikur të kishte pasur trajtimin e monumentit të kulturës në Mal të Zi, një gjë e tillë nuk do të kishte ndodhur.

Lufta e Klleznës për mbrojtjen e Ulqinit

Rreth 3.000 vetë që  morën pjesë në mbrojtjen e Ulqinit , nën  komandën e  ulqinakëve Mehmet Becit e Mehmet Gjylit  , si dhe  Isuf Sokolit nga Shkodra, zunë pozitat kryesore  në rrethinat  e Ulqinit në fshatin Kllezën, ku edhe u zhvillua lufta(më 23 nëntor 1880) në afërsi të zurës së vjetër. Megjithatë, forcat turke të cilat ishin shumë më të mëdha, pasi i thyen forcat ulqinake-shkodrane, nuk patën pengesa  të tjera për të hyrë në Ulqin.Të gjitha pikat strategjike, duke përfshirë edhe lartësinë e Mozhurës  qenë të okupuara nga Dervish Pasha, i cili i informoi banorët e qytetit  që Ulqini do  t’i dorëzohet Malit të Zi. Dervish-Pasha, pra hyri  në qytet më 23 nëntor 1880, kur ulqinakëve të tubuar  është drejtuar me fjalët se dorëzimi  është definitiv, dhe se  duhet t i  nënshtrohen këtij vendimi.

Kështu, ura e vjetër e Klleznës është simboli i  luftës dhe  rezistencës së popullit shqiptarë, simbol i bashkimit  për mbrojtjen e Ulqinit. Edhe në kohë të sotme, kur  ne shqiptarët nuk na  karakterizonë ndonjë bashkëpunim i madhë, duhet të përkujtohemi këtyre  momenteve historike kur  shqiptarët luftuan të bashkuar.. Gjithashtu, ky monument vlerëson që të kujdesemi  shumë më tepër se deri tani për monumentet e harruara..

Propozim, që në afërsi të urës të ndërtohet përmendorja e tre  luftëtarëve për mbrojtjen e  Ulqinit : Mehmet Becit, Mehmet Gylit dhe   Isuf Sokolit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top