Wednesday , November 21 2018
Lajmi i fundit

Gani Karamanaga: Vendlindja dhe Hajro Ulqinaku

 

Gani KaramanagaUlqini është vendi  ku Hajroja lindi  dhe  u rrit, vendi ku mori  mësimet e fëmijërisë, ku jetoi çdo çast të gëzuar dhe të trishtuar. Aty  hodhi hapat e parë dhe nisi rrugën e jetesës.  Vendlindja  e Hajros  është tokë e shenjtë, ku çdo pjesë e saj e kujton për  origjinën  e tij.

Çdo pjesë e  këtij  vendi është e bukur. Deti aty është më i pastërti, me ngjyrën më të kaltër blu , deti më i bukuri në botë. Edhe rëra (rana) është më e pastra, për shërimin e shumë sëmundjeve .Kudo që ka udhëtuar, vendlindja  e ka përcjellur dhe gjithmonë  është kthyer me dashuri e mall të madh.

Edhe disa ditë   pas u largonte nga Ulqini, Hajros iu  paraqiteshin para syve tij të  afërmit e vendasit ndërsa zhurma e  tallasëve  në Plazhin  e  qytetit  , më pulëbardhat mbi shkëmbinj dhe det ishin meloditë e ëndrrat..

Hajro Ulqinaku u largua  për të vazhduar shkollimin në shkollën

e mesme dhe pastaj në fakultet. Studimet e albanologjisë i kryen në  Fakultetin  filologjik të Beogradit  në vitet 1959-1963 ku shoqërohet fillimisht me Simë Dobrecin, Shefket-Kusho Dollakun e më vonë edhe Shuajb Resulbegun. Në ato kohëra Beogradi si kryeqendra e ish Jugosllavisë ishte qytet i lirë, i hapur për çdokënd..

Kthimi i parë në vendlindje është në vitin 1978 kur punoi një vjet në Krajë. Nxënësit e tij atëherë ishin: Hajrullah Koliqi, Ibrahim Berjashji, Nazire Curaj, Hajrullah Hajdari. Por, vendlindja të cilën e kishte në shpirt dhe në zemër ja  japi letrën për Kosovë.

Fillimisht punoj e jetoj në Ferizaj  ku nxënësit e tij ishin: Mehmet Bardhi, Ibrahim Berjashi, Nazire Curaj. Atje krijoj edhe familjen e vet.

Mandej është periudha e jetesës dhe punësimit në Prishtinë ku punonte si  gazetar, redaktor në TV.

Dhe kështu,  deri në  vitet e nëntëdhjeta kur mbet pa punë. Si shumë patriot tjerë  vazhdon dhe mbijeton deri në vitin 1999 kur vjen të jetojë  përsëri në vendlindje –Ulqin.

Do të ndalohem në periudhën e tashme të Ulqinit.

Rikthimi në vendlindje  i jep Hajro Ulqinakut  modalitet të veçantë . Shoqërimi më peshkatarë  dhe detarë, ulqinakë të të gjithë moshave.  Bashkëpunimi me  Ilir Çapunin, Gazmend Çitakun  dhe Vildana Llazorja në revistën “ Kronika”. Artikujt dhe lufta për   rindërtimin e Xhamisë në Ranë – Xhamisë së detarëve – marinarëve.. doli fitues edhe më kërcënimet, se shkrimet e Hajros e bënë  realitet rilindjen  e këtij objekti jo vetë fetar, por edhe kombëtarë Shqiptarë..

Hajroja i ndihmoi  që të bëhen shkrimtarë  dhe krijues : Edita Nimanbegut, Sami Misherrti, Gani Karamanagës,  Ruzhdi Hasanagës, Sari Resulbegut ,Shaban Dollakut… poetit mërgimtar Rifat Stankaj.

Duke lexuar librat e Hajros për detin, peshkatarët, detarët e Ulqinin, nuk duhet me ardhur në Ulqin.. vendlindja e Hajros është në  të gjithë krijimtarinë e tij..

Në takimet e shpeshta si i kemi  Hajro Ulqinaku thot:

“Do të kaloj shumë kohë që të lindin persona e krijues siç ishin:  Basri Çapriqi, Ruzhdi Rudi Goga, dhe siç janë Ruzhdi Ushaku, Simë Dobreci dhe Ali Llunji..”

Po e shtoj:

“Këtyre emrave i takon edhe  Hajrudin Pufja Ulqinaku”.

Dhe fare në fund:

Vendlindja e tërhoqi. Mbeti  aty tërë jetën tij, në mendimet, vuajtjet, përjetimet.

Po e shpreh edhe një mendim:

Allahu e cakton ku do të lindësh.

Ti, më vonë e cakton ku do të jetosh..

Ulqin, më 15. gusht 2018

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top