Sunday , June 16 2019
Lajmi i fundit

Gazmend Çitaku: CETINA, QYTET I THEMELUAR NGA NIPI I SKËNDERBEUT

Grupi ILIRËT nga Ulqini(Samiu, Gazi, Gëzimi dhe Indriti)pas periudhës dimërore​​ brofi në këmbë ​​ dukei rizgjuar aktivitetet e veta,​​ kësaj radhe me një rrugëtim tëri.​​ Fillimi i muajit të tretë të vitit bën që natyra të zgjohej, dita të zgjatej, ndaj​​ më 9 mars 2019 në ora 12 (ashtu siç i rreh nami i përtacisë shtetasit e Malit të Zi) morrëm rrugën e Cetinës, dikur kryeqendër administrative, kurse sot më shumë qendërkulturore, historike dhe shpirtërore​​ e Malit të Zi. Në Ulqin dita e shtunë​​ ishte me diell dhe mbase kjo qe shtytja më e madhe qëbëri që organizimi​​ të​​ përshpejtohej dhe të mblidhemi në shtëpinë e Naxhies (nënës së​​ Samiu). Aty​​ që të katërt​​ u takuam​​ nga ku iu​​ drejtuam​​ kryeqendrës shpirtërore të Malit të Zi.​​ 

Përmendorja e Ivan Crnojeviqit, themelues i Cetinës (Mali i Zi), djali i Mara Kastriotit, nipi i Skënderbeut

Po,​​ pse vallë​​ u zgjodh ky destinacion,​​ çfarë​​ e bën​​ Cetinën​​ aq atraktive për ne,a​​ ka​​ atje gjurmë shqiptare? Të gjitha këtyre pyetjeve duhej gjetur përgjigje. Duke qeshur e luajtur, fillova të​​ këndoj një këngë,​​ të cilën pak e përshtata: ... ”o​​ Ulqin, kur ta ktheva shpinën,​​ lash diell e gjeta dimër”... Të gjithë filluan të qeshen ngaqë panë se​​ dielli i ngrohtë i Ulqinit,​​ me tu​​ afruar​​ Cetinës,​​ u bënjë mjegull​​ ​​ e dendur​​ andaj u desh që veturën ta ngasim shumë ngadalë dhe me kujdes.​​ 

Pas pothuaj 2 orë udhëtimi arritëm​​ në Cetinë​​ vendin, të cilin në vitin 1482​​ e kishte​​ themeluar Ivan Crnojeviqi. Ky,​​ i gjendur përballë presionit të Republikës së Venedikut dhe ekspanzionit të Perandorisë Osmane,​​ detyrohet​​ të braktisë​​ kështjellën e vet në Zhabjak për t´u vendosur së pari në Obod e​​ pastaj definitivisht​​ zë vend​​ ​​ një​​ rrafëshirë (sot Fusha e Ceninës),​​ ku më parë ngrit një kështjellë​​ e pastaj edhe Manastirin e Cetinës.​​ 

Por kush na ishte Ivan Crnojeviqi? Ivani qei biri​​ i Stefan Crnojeviqit​​ (apo​​ si​​ ka qejf ta quaj​​ miku im​​ Samiu,​​ Shtjefën Gjuraziut)​​ dhe​​ i​​ motrës së Skënderbeut,​​ Mara Kastriotit.​​ Shumë studjues Crnojeviqët mundohen t´i nxjerrin si​​ vllehë mbase​​ shqiptarë mirëpo,​​ duke njohur rrethinën​​ ku kanë jetuar dhe​​ vepruar si dhe miqësinë dhe bashkëpunimin e madh që kanë​​ pasur​​ me Skënderbeun e Lekë Dukagjinin, shumë lehtëmund të vihej​​ në përfundim se ata sishin​​ tjetër veç shqiptarë.​​ 

Ivani, nipi​​ i​​ Skënderbeut, sundoi prej vitit 1465-1490,​​ i cili​​ për grua kishte vajzën e Gjergj Aranitit​​ dhe veten e quante​​ Zotërues të Zetës,mirëpo​​ më shumë njihet si themelues i Malit të Zi të sotëm (Stara Crna Gora). ​​ Diçka që mendoj se ia vlen të përmendej​​ lidhur me Crnojeviqët,​​ apo thënë shqip Gjurazinjët,​​ është edhe ajo se djali i Ivanit, Gjurgje është themelues i shtypshkronjës së parë të këtyre anëve. Më 1499 përfundimisht Crnojeviqët zbresin nga skena historike dhe për një periudhë kohore 200 vjeçare,​​ të shtrirë mes Lumit Crnojeviq dhe Grykës së Kotorrit,​​ stagnon​​ si shtet​​ (Mali i Zi)​​ dhe në histori​​ kjo familje​​ fare​​ nuk përmendet.

Tallagani Ulqinak, kopja e fundit gjendet në magazinën e Muzeut etnografik të Cetinës

Veshje e femres ulqinake në muzeun etnografik të Cetinës

 

Të​​ ndodhur para Muzeut Historik,​​ u bindëm se​​ ndërtesa ishte mjaft​​ e madhe dhe se do të kemi​​ çfarë të shohim!​​ Sami Flamuri dha idenë që së pari t´i bëjmë vizitë Muzeut​​ Etnografik sepse,sipas asaj çfarë​​ kohë më parë ishte​​ biseduar​​ në​​ "Kuvendim​​ te Gazi",atjesigurisht se do të​​ dominojnë veshjet shqiptare pasi,​​ vetëm në Ulqin dallojmë 6 veshje​​ të tilla, duke​​ mos ia shtuar​​ edhe ato të vendeve tjera​​ shqiptare,​​ çfarë​​ mund të nxjerrë atë që ky​​ është​​ njëmuzeshqiptar!?​​ Njëzëri​​ u miratua propozimi​​ çka bëri​​ të vazhdohej rruga për 300​​ metra, aq​​ sa ishte larg Muzeu Etnografik.​​ Bileta hyrëse ishte 2 €. Mbasi​​ shikuamshpejt e​​ shpejt gjërat e ekspozuara në katin përdhé,​​ i cili ishte shumë i pasur​​ për nga eksponatet,​​ u ngjitëm në katin e parë. ​​ Aty në të vërtetë kishim​​ çfarë​​ të shohim; veshja ulqinake majtas ndërkaq,​​ në të djathtë renditeshin veshjet e femrës bregasore, e malësores me xhubletë dhe shestaneshës.​​ Kishim dëgjuar se​​ kohë më parë ishte i​​ ekspozuar edhe shembulli i fundit i​​ Tallaganit​​ ulqinak,por​​ askund s´e gjetëm. Pyetëm kustosen e muzeut​​ se ku ndodhet, e cila na​​ shpjegoi se​​ Tallagani ulqinakkishte qenë i​​ ekspozuar në kuadër të ekspozitës tematike që pati marrë fund para ca​​ kohësh​​ dhe se tani ishin të ekspozuara artefaktet e​​ ekspozitës së​​ përhershme. Zhgënjimi ynë u​​ vërejt​​ menjëherë, fytyrat na u vërenjtën sepse kjo​​ (gjetja e Tallaganit ulqinak)​​ kishte qenë​​ shtysa​​ kryesore që iu​​ drejtuam​​ Cetinës. Por, ç’të bësh,​​ edhe pse nuk e pamë​​ Tallaganin, u kënaqëm​​ me pushkën,Arnautkëne​​ punuar filigran diku në një puntorí armësh në​​ Shkodër.

 Dolëm​​ nga Muzeu Etnografik me përshtypje pozitive meqenëse​​ pak të turbullta,​​ sepse nuk e gjetëm atë që​​ në të vërtetë kërkonim. Pas pak u nisëm​​ drejt pikës së dytë të eksplorimit, në​​ drejtim të​​ Muzeut Historik, një godinë mbresëlënëse.Hyrja​​ atje qe 3 €. Ekspozita fillonte me periudhën parahistorike,​​ e cila ishte shumë e pasur sepse në Mal të Zi​​ ndodhen​​ disa lokalitete të kohës së neolitit,​​ vazhdonte​​ pastaj​​ me periudhën antike, mesjetare dhe​​ në fund​​ me​​ kohën e re.​​ Në këtë muze secila periudhë ishte shumë mirë​​ e pasqyruar, porkurreshtjen më tepër​​ na e zgjoi vendi ku ishte e ekspozuar maska​​ dhe​​ gjërat personale të Pashait shqiptar të Shkodrës,Kara​​ Mahmut Pashë Bushatit.