Gëzim Ibroçi: MONOLOG MËRGIMTARI

I ikur, i huaj, e mysafirë
në kërkim të jetës më të mirë

I lindur në Shqipëri, shqiptarë e krenarë
Rrugët e jetës më dhanë emrin mërgimtarë

Nuk u mashtrova, sepse e dija, e ndieja
Por, i detyruar kërkoja jetë më të mirë të gjeja

Ato çfarë më mungonin në gyrbet i gjeta
Me punë pa hile, reale e të vërteta!

U plotësova nga jashtë por nga brenda ndiej zbrazëti,
sapo më ze gjumi takoj familjarë, miq e shoqëri!!

Si në Ulqin edhe këtu stina ndërron,
Por i huaji veç dimër të ftohtë përjeton
Edhe në verë kur dielli përvëlon
Në shpirt stuhi e ftohtë bumbullon.

Të bartësh titullin mërgimtar është lloj mallkimi,
mjerë ata që nuk gjejnë ndonjë tjetër rrugë shpëtimi

Eh…ky rrugëtimi im me kokën pas
po më grryen,shkrumbon e më bën të pëlcas…

Vetvetja, pasqyra, e as nata me hënë nuk më përgjigjen, andaj po të pyes ty !

Aty ku e ka trupin apo mendjen jeton njeriu ???
Më thuaj, më thuaj ooo bir njeriu
ku jeton mërgimtar fatziu!!!

Monolog në natën me hënë të plotë…
I djegur nga malli, i humbur për së gjalli
Duke jetuar, jetë gyrbetqari…..

(poezi për konkursin e poezisë Ulqini 2016)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…