Saturday , March 23 2019
Lajmi i fundit

GËZUAR VITIN E RI ULQIN!

Ulqin, Plazhi i Vogel, Ulcinj, Mala Plazha, Stari Grad, KalajaNë 2019-ën kemi hyrë me pritshmëri, shpresa, dëshira të vogla dhe të mëdha…

Por ato, viti i ri nuk do t’i realizojë vet. Nëse dëshirojmë që ai të jetë më i mirë dhe më i suksesshëm, edhe ne duhet të bëhemi të tillë.

Sepse, asnjëherë nuk guxojmë ta heqim nga mendja: vetja jonë është i vetmi kënd i universit të cilin mund ta ndryshojmë në universin e Ulqinit të ndriçuar sot nga dielli.

Historia njëzetepesë shekullore e këtij qyteti na dëshmon se duhet menduar, folur dhe punuar në pajtim me parimet njerëzore të barazisë dhe solidaritetit. Vetëm me qëllim të mire dhe me aksion kolektiv human mund të krijohet diçka e mirë, e madhe, e përhershme. E, absolutisht jo me tamah primitiv në humnerën e të cilit kemi rënë si komunitet.

Me këtë optimizëm, gëzuar Vitin e Ri Ulqin, të gjithë qytetarëve/eve dhe Ulqinakëve të shpërndarë anë e mbanë planetit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top