Thursday , December 3 2020
Lajmi i fundit

GIZ: “ZONA E PËRDORIMIT TË ZVOGËLUAR TË PRODHIMEVE PLASTIKE NJËPËRDORIMSHME” NË ULQIN

Low plasticMe qëllim që të zvogëlohen sasitë e mbeturinave plastike në komunën e Ulqinit u iniciua nisma Zona e përdorimit të zvogëluar të prodhimeve plastike njëpërdorimshme.

Ulqini është një nga pesë vetëqeverisjet vendore në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Mali i Zi në të cilët zbatohet kjo iniciativë rajonale, njoftohet nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtarë GIZ.

Siç theksohet, ndikimi i prodhimeve plastike njëpërdorimshme në mjedisin jetësor është tejet negativ dhe mund të zgjasë mijëra vite.

Shtohet se deri tani 54 subjekte ekonomike në komunën e Ulqinit kanë pranuar të jenë pjesë e iniciativës dhe me veprimtarinë e vet të kontribuojnë në luftën kundër mbeturinave plastike njëpërdorimshe dhe administrimin më të mirë të mbeturinave në komunitetin lokal në të cilën kryejnë veprimtarinë e vet, shtojnë nga GIZ.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top