Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

GJARPRI – KAFSHË E SHENJTË TEK ILIRËT

Kulti i gjarprit tek IliretGjarpri është, pohon Aleksandar Stipçeviq (1976), simbol i cili në mes të gjithë tjerëve ishte më i rëndësishmi dhe “më iliri” në të gjithë trojet ilire. Ai është konsideruar si rojtar i shtëpisë dhe nuk guxohej të vritej, sidomos jo të prehet përgjysmë.

Për Ilirët, pra, ishte shumë i rëndësishëm kulti i gjarprit dhe e gjithë ornamentika e tyre ishte imitim i dizajnit të krijesës ndoshta më të bukur në natyrë, të cilës, me apo pa vetëdije, të gjithë i frikësohemi, për shkak të helmit që ka.

Në të vërtet bëhet fjalë për, siç na thonë Ilirët e vjetër, krijesa dashamirëse të cilat nuk do të sulmojnë njeriun nëse nuk frikësohet nga agresiviteti apo pakujdesia e tij.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top