Wednesday , January 20 2021
Lajmi i fundit

Gjatë fundjavës ndalohet komunikacioni ndërqytetor: POLICËT NË HYRJEN DHE DALJEN NGA KOMUNAT

Policija, PoliciaNga Drejtoria e Policisë rikujtuan qytetarët për ndalimin e udhëtimit ndërqytetor nga e premtja në ora 19 deri të hënën në ora 5 të mëngjesit.

“Duke pas parasysh të thënat, zyrtarët policor të Drejtorisë së Policisë me qëllimin e zbatimit të dispozitës së përmendur, njëjtë si në periudhën paraprake, në hyrjen dhe daljen nga komunat, do të kryhet kontrolli i pjesëmarrësve në komunikacion dhe lëvizja do t’i lejohet vetëm atyre shoferëve të cilët kanë të drejtë, në bazë të kësaj dispozite, dhe të cilët posedojnë vërtetimet e nevojshme”, thuhet në njoftim.

Apelohet tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, që të gjitha obligimet e veta private dhe profesionale t’i përshtatin me kushtet momentale, si dhe që përmes komunikimit me zyrtarët policor të kontribuojnë që masat dhe dispozitat e miratuara të respektohen në mënyrën e përcaktuar.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top