Monday , February 24 2020
Lajmi i fundit

Gjatë intervenimit në Krruç: U HELMUAN DHE ZJARRËFIKËSIT

Gjatë shpëtimit të dy punëtorëve nga Serbia, të cilët të premten në Krruç kanë pastruar një cisternë, u helmuan lehtë dhe dy zjarrfikës të Ulqinit, të cilët përfunduan në Urgjencë, mëson UL-info.

Punëtorët punuan izolimin e cisternës pa pajisje mbrojtëse dhe fituan helmim të rëndë. Në thirrjen e vendasve të Krruç menjëherë në vendngjarje u drejtua ekipi prej pesë shpëtimtarëve.

Nxjerrja ishte e vështirësuar për shkak të hapjes së ngushtë në cisternë dhe për shkak të përqendrimit të lartë të helmit. Mbas dhënies të ndihmës së parë nga ana e shpëtimtarëve dhe stafit mjekësor të Urgjencës të Shtëpisë së shëndetit në Ulqin shtetasit Serb janë dërguar për mjekim të mëtejshëm në Spitalin e përgjithshëm në Tivar.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top