Tuesday , May 22 2018
Lajmi i fundit

Gjeka: CUNGU NUK ËSHTË I AFTË TË JETË PRAPË KRYETAR

Partia demokratike

Lideri i Partisë demokratike dhe bartësi i listës “Zgjohu Ulqin” Fatmir Gjeka deklaroi se ky koalicion nuk do të përkrah propozimin eventual që lideri i Forcës Nazif Cungu për të tretën herë të jetë kryetar i Komunës së Ulqinit.

“Nuk do ta përkrahim një propozim të tillë. Ai nuk është i aftë të kryejë këtë funksion”, tha Gjeka duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në press-konferencën e cila u mbajt në selinë e kësaj parti.

Në materialin e ndarë gazetarëve thuhet:

Ju falënderojmë që keni ardhur sot në konferencën tonë për shtyp. Kur kanë mbetur edhe një javë përpara mbajtjes së zgjedhjeve lokale, në emër të Koalicionit tonë “Zgjohu Ulqin” dëshiroj t’ju deklaroj se jemi të kënaqur me rrjedhën e deritashme të kampanjës.

Slogani i kampanjës sonë është faktikisht mesazh për të gjithë ne, qytetarët e kësaj komune, se është koha e fundit që të lëvizim fuqishëm, të punojmë shumë më tepër, të tubojmë kuadrot më të mirë, të kyçim diasporën tonë, në mënyrë që Ulqini të hyjë në fazën e re të zhvillimit.

Me siguri e keni vërejtur që nuk jemi shumë të pranishëm në media. Jemi fokusuar në punën në terren, në kontaktet me anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët tanë në të gjithë territorin e Komunës. Në kontakt dhe biseda të drejtpërdrejta e prezantojmë programin tonë katërvjeçar të qeverisjes së Ulqinit, i cili është shumë kualitativ dhe i cili, jemi të bindur, do të jetë bazë e punës dhe veprimtarisë së pushtetit lokat të ardhshëm. Në bazë të reagimeve të njerëzve, pjesëmarrjes në takimet dhe tribunat që deri tani kemi organizuar, numrit të madh të të rinjve që na bashkangjiten për çdo ditë, do të guxoja të them se do të arrijmë rezultat të mirë të dielën e ardhshme.

Ne nuk jemi të rinj në këtë punë. Gjithmonë kemi qenë në shërbim të qytetarëve, kemi ndarë me ta të mirat dhe të këqijat, nuk jemi udhëhequr nga interesat personale, asnjëherë nuk kemi qenë pengesë ndaj ideve dhe planeve të mira, dhe qytetarëve e vlerësojnë këtë. Si Parti Demokratike në këto zgjedhje marrim pjesë në koalicion me partnerët tanë tradicionalë, Lidhjen Demokratike në Mal të Zi dhe Lëvizjen Qytetare “Perspektiva”. Në situatën kur subjektet tjera nacionale marrin pjesë të vetme në zgjedhje, jemi të sigurtë se kjo është edhe një dëshmi se si parti e përgjegjshme jemi faktor integrues i popullit shqiptar si në Ulqin edhe në tërë Malin e Zi. Për këtë arsye në këtë kampanjë, nuk merremi me të tjerët. E njohim shumë mirë njëri tjetrin, kurse tani është koha që qytetarët të vendosin nëpërmjet shprehjes së vullnetit të lirë.

Përshëndesim gatishmërinë e ambasadave të huaja dhe disa organizatave joqeveritare që të vëzhgojnë procedurat zgedhore dhe vetë ditën e votimit dhe besojmë se kjo i kontribuon demokracisë së të gjithë procesit.

Megjithëse, jam i bindur se tani, si anëtar i NATO-s dhe vend në prag të hyrjes në BE, jemi të gatshëm që të gjithë procesin zgjedhor ta përfundojmë në mënyrën më të mirë dhe se 4 shkurti në Ulqin do të jetë ditë e demokracisë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top