Friday , October 2 2020
Lajmi i fundit

Gjeka: CUNGU PRIVATIZOI FORCËN

Fatmir-Gjeka, Nazif Cungu

Kryetari i Partisë demokratike Fatmir Gjeka ka deklaruar se fajtori kryesor për shkatërrimin e koalicionit në Ulqin është kryetari i Forcës së re demokratike Nazif Cungu dhe disa bashkëpunëtorë të tij të cilët kanë privatizuar partinë.

“Cungu është opozita më e madhe vet vetes. Kishte 11 këshilltarë kur u zgjidh kryetar komuna, por për dy vite e gjysmë mandat partia e tij ra për 35 për qind – me zor mori tetë mandate. Është i vetëdijshëm që trendi rënës i popullaritetit të Forcës ka vazhduar prandaj i bënë të gjitha këto”, tha Gjeka në intervistë për “Pobjeda”.

Sipas fjalëve të tija, Forca duhet të lirohet nga udhëheqësia e tillë, sepse ndër ato ka edhe të atillë që janë të dënuar me nga një vit burg, ndërsa kundër disave prokuroria ka iniciuar procesin për shkak të evazionit fiskal.

“Pra, ai nuk ka problem me ne, por me veten. Ne kemi bashkëpunim të mirë me të gjithë partitë shqiptare në Ulqin, derisa Forca mbeti e vetmuar”, shtoi Gjeka.

Kryetari i PD-së tha se duhet pyetur Cungun pse Komuna kishte bllokada me vlerë tre milion euro prej momentit që ai solli sekretarin për mbrojtjen e pasurisë komunale. “Kjo duhet të hetohet, si dhe disa lëndë tjera, ndërsa disa tashmë i kemi dërguar në prokurori”, përfundoi Gjeka.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top