Gjeka dhe Haxhibeti: PUSHTETI NË ULQIN STABIL

Fatmir Gjeka, Fuad HaxhibetiKryetarët e komunës dhe Kuvendit komunal të Ulqinit, Fatmir Gjeka dhe Fuad Haxhibeti, kanë thënë në deklaratë për TV MZ se pushteti lokal përkundër të gjithë problemeve është stabil dhe se nuk duhet pritur risi në skenën politike të këtij qyteti.

„Ka disa probleme, por besoj se jemi mjaftueshëm të pjekur të gjejmë zgjidhje për të gjitha këto probleme. Ekziston vullneti. Nuk shoh se ka krizë“, tha kryetari i komunës Gjeka, i cili është kryetar i Partisë demokratike.

Kryetari i Kuvendit komunal dhe funksioneri i lartë i Forcës Fuad Haxhibeti është i bindur se kjo do të vërtetohet edhe në mbledhjen e ardhshme të Parlamentit. I pyetur të komentojë çështjen e ndërtimit të liftit në Kala, ai u përgjigj: „Sipas mendimit tim, më e padhimbshme është që kjo zgjidhje të nënshkruhet, e pastaj menjëherë të ndryshohet një pjesë e këtij plani urbanistik“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…