Friday , August 14 2020
Lajmi i fundit

Gjeka dhe Zenka: PD DHE UDSH BASHKË NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE

IMG-cbc34afc408de2e91c8c1c76264f8bcb-VPartitë kombëtare shqiptare, Partia Demokratike dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve, arritën marrëveshjen për pjesëmarrjen e përbashkët në zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen në Mal të Zi me 30 gusht.

Këtë e deklaruan sot në konferencën për shtypë në hotelin “Mediteran” në Ulqin drejtuesit e këtyre partive, Fatmir Gjeka dhe Mehmed Zenka.

Ato thanë se me këtë vendim janë pajtuar këshillat qendror të këtyre partive.

“Jemi të bindur se puna jonë e deritashme dhe ajo që do ta ndërmarrim nesër bashkërisht është garanci e suksesit në këto zgjedhje”, tha Gjeka duke theksuar se dyert e këtij koalicion “janë të hapura për të gjithë subjektet kombëtare shqiptare dhe individët që dëshirojnë të na bashkohen”.

“Ne jemi të bindur se do të na bashkohen, sepse tek ne çdokush do të vlerësohet dhe respektohet maksimalisht. Prandaj shfrytëzojmë rastin t’i ftojmë të jenë pjesë e këtij koalicioni, ndërsa ditët në vijim do t’i shfrytëzojmë për bisedimet e drejtpërdrejta”, shtoi lideri i PD-së.

Kryetari i UDSH-së tha se ekzistonte vullneti i mirë i të dy partive dhe anëtarëve të saj që marrëveshja të arrihet. “Këtë koalicion e imponoi koha dhe nevojat e popullit shqiptarë”, tha Zenka duke shtuar se koalicioni është i hapur edhe për subjektet tjera.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top