Monday , December 9 2019
Lajmi i fundit

Gjeka: ËSHTË E DOBISHME TË SHKOHET NË ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME LOKALE

Fatmir Gjeka, Fatmir DjekaKryetari i Partisë demokratike (PD) Fatmir Gjeka ka deklaruar se pushteti aktual në Komunë të Ulqin nuk është krijuar prej vullnetit të popullit. “Ne jemi pjesë e tij nga dëshira që të sillen vendimet të cilët i kemi përgatitur ne si pushtet në dy vitet e kaluara, e të cilët janë në interes të qytetarëve”, tha ai në intervistë për Radio Ulqin.

Mirëpo, ai vlerësoj se pushteti i Ulqinit të cilin e përbëjnë partitë nacionale shqiptare dhe PDS-ja nuk funksionon mirë.

“Kjo shihet në mbledhjet e Kuvendit komunal, sepse pavarësisht se janë 27 këshilltarë të shumicës, shpesh me zor arrihet kuorumi. Thjesht, atmosfera nuk është e mirë. E kjo nuk ndodh për fajin tonë”, tha lideri i PD-së duke shtuar se Parlamenti miraton praktikisht vetëm ato vendime të cilat në procedurë i ka dërguar pushteti i mëparshëm.

“Është mirë të shkohet në zgjedhje të parakohshme lokale. Energjia e keqe, negative e cila është mbledh në periudhën e mëparshme do të lirohet në fushatë dhe do të fitojmë diçka të re”, theksoi Gjeka.

6 comments

  1. Meqenese vendimet jashtzakonisht te dobishme te cilet pushteti i kaluar i ka pergatitur me mjeshtri dhe aftesi jane miratuar ne Kuvendin lokal, tani me nuk ekziston asnje arsye qe ju te jeni pjese e ketij pushtet. Me dal sa ma par zotri Gjeka, ma mir opozite konstruktive :) :)

  2. Un tham me ba zgjedhje te parakohshme,..1,2,3….5 her,deri sa tbahesh ti kryetar prep 😛

  3. Ky pushtet sisht kriju me vullnet te popullit e aj kur ti u bane kryetar me 4 kshilltar isht kriju me vullnet te popllit!? hajde logjik hajde

  4. Energji e keqe ball isht kur nuk je kryetar. Nervaaz bahesh per bese

  5. Sa ishe ti kryetar KUVENDI nuk eshte mbajt 7,8 muaj, KOMUNA funksionoi pa buxhet dhe me financim te perkohshem, punetoret nuk kishin rroga 8 deri ne 18 muj, ndertimi i eger lulezoi…Me nje fjale ANARKI totale. Por, doreheqja jote nuk vinte ne konsiderim, zgjedhjet e parakohshme si ke permend. Tesh kur situata eshte ku e ku ma mire (ne krahasim me periudhen tane se nuk isht as kja me mbet pa mend) TI kerkon zgjedhje. Faqezillek i madh ne politike te Ulqinit, pihhh.

  6. ky matrapaz asht i mire me shku me mrrit fiq tash kah gushti se asht i gjat.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top