Friday , September 20 2019
Lajmi i fundit

Gjeka: FESTAT E NJË MAJIT HYRJE E SHKËLQYER NË SEZON

Fatmir Gjeka, Fatmir DjekaDrejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit Fatmir Gjeka deklaroi se 1 maji tradicionalisht shënon fillimin e sezonit të ri turistik.

“Edhe këtë fundjavë presim numër të madh të mysafirëve, ndërsa numri i tyre do të rritet rreth 1 majit. Pra, dhjetë ditët e ardhshme në rivierën e Ulqinit do të jetë një verë e vogël. Do të hapen të gjithë plazhet, do të punojnë të gjithë hotelet, qyteti do të gjallërohet”, tha ai për TVCG.

Sipas fjalëve të tija, Ulqinin e pret sezoni i suksesshëm. “Punëtorët turistik janë përgatitur për sezon, kanë investuar vyeshëm gjatë dimrit në rregullimin e objekteve të tyre, në përmbajtjet e reja, po ashtu pushteti lokal ka kryer pjesën e vet të punës dhe ne e prezantuam ofertën në një sërë panairesh jashtë vendit”, shtoi Gjeka.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top