Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

Gjeka: FORCA VOTOI PËR PDU-në E RANËS, ASHENSORËT NË PËRDORIM PUBLIK

Fatmir-Gjeka, Nazif CunguKryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka deklaruar se konkursi për zgjidhjen urbanistiko-arkitektonike për Ranë është shpallur në bazë të PDU-së i cili është votuar para disa viteve, e për të cilin ka votuar edhe Forca.

Ai tha se mbas sjelljes së këtij dokument do të nis ndërtimi i një sërë objekteve në Ranë, ndërsa investimet e përgjithshme do të jenë më të larta se pesë milion euro.

Sipas fjalëve të tija, një ose më shumë ashensorë të cilët do të ndërtohen në këtë hapësirë atraktive e cila i takon komunës do të jenë në përdorim publik. “Të gjithë vendimet që kanë të bëjnë me këtë gjë do të sillen në organet e koalicionit”, shtoi ai.

Kryetari i Forcës Nazif Cungu ka thënë për “Vijesti” se ka krijuar përshtypjen që kryetari i komunës do të jetë i kujdesshëm në përzgjedhjen e lokalitetit për ashensor.

“Përkrahjen tonë nuk do ta ketë asnjë kryetar i cili me vendimet e veta shkatërron hapësirën, sidomos Kalanë”, tha ai.

4 comments

  1. E pra gja lifti nuk esht per publik shkoni ne Kala e shikoni ne dy hyrijet te Pallata Venecija i keni dy pantare e ajo nuk mundet me qen publik e dyta lifti se ka venin aty e treta lypet te vesin banoret e Kalas ku te vuhet lifti per publik. Nuk muneni dikuj mi ardh ke Shpija e ju mi diftu ku me vu liftin se as na smunena me ardh as ke Fatmir Fjeka as ke Forca ku i kan Shpijat se cka te behet ke mahallat e tyre

  2. Lifti se ka venin aty ku den mi ba Gani. Nuk kishte qen keq, edhe pse nuk m pelqen me pas lift per Kala, me i shfrytzu ata dy shpellat e bela disesi me i ba mren edhe me dal diku afer fnerit. Me qina e qina viet njerzt jan njit e jan ul pi Kalaje n kam, ca i duhet dikuj tesh lifti. Ka pas edhe ather turista edhe njerz t mocem. Un kishe than, ose ja lift per Kala ose mren n shpell

  3. Ne shpell lifti munet mu ndertu ku nuk shifet por jo ne at ven ku jan tesh ata hekrat

  4. Pa njat thac un, n shpell edhe edal ke fneri. Nukja prish bukurin e Kalas. E aty ku jan hekrat tesh, ja prish pamjen par edhe na prish terezin e kafes natje n plan B

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top