Wednesday , August 5 2020
Lajmi i fundit

Gjeka ftoi Nikën: JEP DORËHEQJE

Fatmir Gjeka, Fatmir DjekaNë redaksinë tonë mbërriti kumtesa për opinion e Partisë demokratike të cilën po e publikojmë në tërësi:

Partia Demokratike, si partia kryesore e „Koalicionit shqiptar“ eshte e vendosur  qe te rrespektohet me perpikmeri mareveshtja e nenshkruar ndermjet ketij subjekti, Lidhjes Demokrtike ne Mal te Zi dhe Alternatives Shqiptare.

Mendojme qe vetem ne kete menyre mund te forcohet koalicioni yne, besimi ndaj nesh dhe atyre qe na kane dhene votebesimin.

Mirepo, deklaratat e diteve te fundit dhene nga ana e z. Nikë Gjeloshaj –Alternatives shqiptare, nuk jane ne harmoni te rrespektimit te mareveshtjes tone politike.

Njoftojme opinionin se lidhur me kete ceshtje kreu i Partise Demokratike ka pasur disa takime me perfaqesuesit e Alternatives duke insistuar ne rrespektimin e mareveshtjes.

Kjo mareveshtje  e cila eshte bere publike, per zgjedhjet parlamentare te 14 tetorit 2012, ka parapare rrotacionin e deputeteve dhe si e tille nuk le as hapesire as nevoje per keqinterpretim.

Mareveshtjen prej dy muajsh eshte duke e shkelur ALTERNATIVA Shqiptare, andaj edhe njehere i bejme thirje qe perfaqesuesi i saj ne postin e deputetit te  jape doreheqje dhe ti lere vendin kandidatit te Lidhjes demokratike ne Mal te Zi.

Vetem veprimet qe cojne ne drejtim te rrespektimit te mareveshtjes tregojne maturine tone dhe lene hapsire per bashkepunim edhe ne te ardhmen.

Se shpejti rreth kesaj ceshtje do te debatohet edhe ne Keshillin Qendror te Partise demokratike, ku priten qe rreth kesaj ceshtjeje te sillen vendime politike.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top