Tuesday , June 18 2019
Lajmi i fundit

Gjeka: GJITHÇKA GATI PËR “MISS SHQIPËRIA”

Fatmir-Gjeka (1)Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka deklaruar për “Vijesti” që edhe përkundër bllokadës së llogarisë të vetëqeverisjes lokale çdo gjë do të jetë gati për mbajtjen e manifestimit miss Shqipëria, të caktuar për të premten në Molin e madh në Ranë.

“Bukuroshet, të cilat në Ulqin erdhën para tre ditëve, erdhën në moment të keq për vetëqeverisje lokale. Gjykimin në mes Komunës së Ulqinit dhe “Partizanski put” gjykata e vendosi në favor të Beogradasve, kështu që njeriu i parë i komunës është ballafaquar me bllokimin e llogarisë për shkak të borxhit prej më shumë se gjysmë milioni euro në emër të kamatave të paditësve kryesor të cilat datojnë prej më shumë se dy dekadash. Për këtë arsye Gjeka ishte i detyruar që në ndihmë të thërras biznesmenët lokal, të cilët deri dje pasdite në xhiro llogarinë e posaçme të Komunës paguan diç më shumë se pesë mijë euro”, shkruajnë “Vijesti”.

“Deri të premten do ti plotësojmë detyrimet tona dhe besojë që të gjithë do të kënaqemi në spektaklin e vërtetë”, tha Gjeka.

Ai me indinjatë kundërshtoi akuzat e një pjese të opinionit që kemi të bëjmë me provokim, duke theksuar që bëhet fjalë për promovim të turizmit të Ulqinit dhe që në manifestim do të jenë disa mijëra mysafirë nga vendi dhe regjioni.

Kandidatet e Miss Shqipëria, gjithsej 31, janë të vendosura në hotelin “Olimpik” në Plazhin e madh.

One comment

  1. ***Deleted by admin***

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top