Saturday , November 28 2020
Lajmi i fundit

Gjeka: „K1” NUK ËSHTË VEÇ PROBLEM PËR ULQININ POR EDHE PËR SHTETIN

Fatmir Gjeka, Fatmir Djeka, Partia demokratike, Demokratska partijaKryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka deklaruar që “rasti K1” nuk është vetëm problem i Ulqinit, por edhe i shtetit të Malit të Zi, me urdhër të së cilit para më shumë se 30 viteve janë prishur objektet e sindikatës së Kosovës në Plazhin e madh.

Sipas fjalëve të tija, vendimi eventual i Gjykatës ekonomike dhe pranimi i kërkesës së dëmshpërblimit prej 10,5 milion euro është shpenzim i madh për shtetin, e lëre më për komunën e Ulqinit.

“Nëse ndodh ky epilog që nuk e dëshirojmë, mundemi vetëm që në ndërtesën e komunës të ngremë flamurin e bardh. Në këtë rast, ky pushtet në krye me mua është i gatshëm t’ia kthejë mandatin qytetarëve”, tha kryetari i komunës së Ulqinit për “Vijesti”.

Ai shtoi që shteti që shteti duhet të kyçet në këtë proces dhe të marr përsipër obligimet. “Prokuroria e shtetit dhe policia duhet deri në fund të shqyrtojnë si është kryer regjistrimi i firmës “Rekreaturs” në Budve. Nuk mund të jetë që Ulqini është fajtor për të gjitha”, shtoi Gjeka.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top