Gjeka: NË THEMEL TË PARTISË TONË NUK ËSHTË INTERESI PERSONAL

 

Fatmir Gjeka, Fatmir DjekaPartia demokratike me rastin e 6-vjetorit të themelimit të saj mbajti të shtunën mbrëma koktej rasti në hotelin „Mediteran“.

Lideri i kësaj partie politike shqiptare Fatmir Gjeka, ndër të tjera, tha:

Nuk ka qenë e lehtë kur jemi nisur në rrugën e vështirë të formimit të partisë politike.

Është dashur shumë mund, vetëmohim dhe vizion për të krijuar subjektin politik, që në mënyrë adekuate do t’i artikulojë nevojat, interesat dhe aspiratat e njerëzve nga Komuna jonë dhe populli ynë. Sonte, kur ju shoh të gjithëve këtu, në këtë numër kaq të madh, mund të them me plotë zemër se kemi pasur sukses në këtë drejtim.

Ndiej nevojë të sinqertë që të përkujtoj të gjithë ata njerëz të ndershëm dhe të mirë të cilët kanë qenë me ne atë 24 dhjetor 2011, në Qendrën e Kulturës, në Kuvendin Themelues të Partisë Demokratike. Kujtojmë me nderim dhe ato të cilët nuk janë më në mesin tonë. Një falënderim i përjetsie për ta.

Dëshiroj që të falënderoj për bashkëpunimin e mirë te gjithë partnerët tonë gjatë gjithë këtyre viteve dhe në veçanti partnerët tanë të koalicionit, Lidhjen Demokratike në Mal të Zi dhe Lëvizjen qytetare “Perspektiva”.

Me partitë tjera, bashkëpunimi ynë ka qenë, është dhe do të jetë korrekt në të gjitha niveletë.

Para nesh është një fazë e re e rrugës. Partia Demokratike është forcuar tashmë në aspektin kadrovik dhe organizativ. Zgjedhjet që janë para nesh, shpresoj se do të tregojnë qe jemi partia më e fuqishme shqiptare dhe me numër të madh këshilltarësh dhe pjesë e qeverisjes së re lokale.

I ftoi të gjithë anëtarët, simpatizuesit dhe miqët tanë që të gjithe së bashku të japim kontribut për suksesin e partisë tonë në zgjedhjet e 4 shkurtit.

Suksesi i partisë tonë do të sjellë zhvillim dhe prosperitet për të gjithë ne, pasi që në themel të kësaj partie nuk qëndron interesi personal, por dëshira për një administratë efikase dhe rritje të mirëqenies së qytetarëve të Komunës tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…