Monday , September 21 2020
Lajmi i fundit

Gjeka: PARTNERËT TANË JANË ATO QË NDËRTOJNË MARRËDHËNIET MË TË MIRA ME FQINJËT, PËRFSHIRË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Fatmir Gjeka, Fatmir Djeka“Besoj se koalicioni ynë “Bashkë një za” të cilin e përbëjnë Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi do të arrijë rezultat të mirë. Për ne kjo do të thotë ta fitojmë një mandat në Kuvendin e Malit të Zi, i bindur jam që një mandat do ta fitojë edhe koalicioni tjetër shqiptarë. Kjo do të thotë se Shqiptarët në përbërjen e ardhshme të parlamentit shtetëror do të kenë një deputet më shumë se deri tani”, tha në intervistën për të përditshmen “Dan” bartësi i listës së Koalicionit Shqiptarë “Bashkë një za” Fatmir Gjeka.

Ai tha se partnerët e dëshirueshëm për koalicion të kësaj liste zgjedhore janë të gjithë ato parti të cilët dëshirojnë shoqëri të hapur dhe demokratike, të cilët punojnë për integrimet euroatlantike dhe ndërtojnë marrëdhëniet më të mira me të gjithë fqinjët, duke përfshirë patjetër edhe Republikën e Kosovës.

Intervistën e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top