Friday , December 6 2019
Lajmi i fundit

GJEKA PËRGËZON LULËZIM BASHËN

Kryetari i Partisë Demokratike me seli në Ulqin,z. Fatmir Gjeka i ka dërguar telegramurimi kryetarit të posazgjedhur të Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Lulëzim Basha.

“I nderuar kryetar Basha, kam nderin dhe kënaqësinë që, në emër të Partisë Demokratike (PD) me seli në Ulqin dhe në emrin tim personal, t’ju përgëzoj për zgjedhjen Tuaj në krye të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Duke shprehur urimet më të sinqerta, Ju dhe gjithë anëtarësisë subjektit politik që do të drejtoni, ju sigurojmë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe thellimit të marrëdhënieve midis PD-së dhe PDSH- së në të mirë të forcimit të raporteve midis dy vendeve ,afirmimin e vlerave tona të përbashkëta në aspektin e brendshëm dhe të integrimeve europiane dhe euroatlantike”, thuhet në telegramin e kryetarit të PD-së.

“Jam I bindur se dy partitë tona do të kontribuojnë në afirmimin e vlerave demokratike të fqinjësisë së mirë,duke u bërë urë lidhëse midis Malit të Zi dhe Shqipërisë”, përfundon z. Gjeka.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top