Thursday , October 18 2018
Lajmi i fundit

Gjeka: PROBLEMA KA, POR TENTOJMË T’I ZGJIDHIM NË VAZHDIMËSI

Fatmir Gjeka, Fatmir DjekaDrejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit Fatmir Gjeka deklaroi se është e logjikshme që ekzistojnë probleme por që shërbimet lokale tentojnë ti zgjidhin ato në vazhdimësi.

„Si zakonisht, kemi problem me zhurmën, trafikun e rënduar, mungesën e parkingut, lypësit, zënien e hapësirave publike…Kishim shumë problem të madh për shkak të rikonstruktimit të rrugës magjistrale drejtë pikës kufitare në Sukubinë, nëpër të cilin aks numri më i madh i mysafirëve vijnë në rivierën e Ulqinit“, tha ai për CdM.

Të gjithë problemet Ulqinakët, si punëtorë të vjetër turistik, tentojnë t’i kompenzojnë me mikpritje dhe çmime të volitshme për të gjithë shërbimet.

“Qyteti i jonë është vend i qetë dhe i këndshëm, ku praktikisht nuk ka eksese edhe pse gjatë ditës me turistë dhe vizitorë që na vijnë nga qytetet të tjera kemi deri në 100 mijë mysafirë. Problem është edhe akomodimi ilegal, sepse numri real i mysafirëve është më i lartë nga ai që regjistrohet. Kjo është problemi jonë i vjetër dhe tentojmë me apele dhe me punën e organeve dhe shërbimeve komunale të ndikojmë në lajmërim më të madh”, theksoi Gjeka.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top