Wednesday , November 21 2018
Lajmi i fundit

Gjeka: SEZONI ARSYETOI PRITSHMËRINË, KEMI CILËSI TË RE

 

Fatmir Gjeka, Fatmir DjekaDrejtori i Organizatës Turistike Fatmir Gjeka deklaroi se sezoni turistik në Ulqin arsyetoi pritshmërinë.

“Kishim sukses në atë që me vite dëshiruam: zgjatjen e sezonit dhe ndryshimin e strukturës së mysafirëve, gjegjësisht të kemi më shumë mysafirë nga tregu i Evropës Perëndimore. Para së gjithash, për arsye se ato vijnë edhe në para dhe pas sezon dhe se janë konsumatorë të mirë. Patjetër, diçka të tillë mundësuan hotelet e ri, oferta më e mirë, cilësia e re në rivierën e Ulqinit, së bashku me mikpritjen e dëshmuar të nikoqirit dhe çmimet korrekte të shërbimit dhe akomodimit”, tha ai në intervistë për “Vijesti”.

Sipas fjalëve të tija, kishim para sezon pak më të mirë se vitin e kaluar, zbrazëtirën e theksuar në korrik, gushtin shumë të mirë, si dhe shtatorin e shkëlqyer.

“Mysafirë akoma ka, edhe në mes të tetorit, kështu që besojmë që, me treguesit fizik, ky sezon do të jetë pak më shumë se 10 për qind më i mirë se vjet”, theksoi Gjeka.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top