Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Gjeka: SHQIPTARËT JETOJNË MË KEQ SE PARA DHJETË VITEVE

Fatmir Gjeka, Fatmir DjekaKryetari i Partisë demokratike Fatmir Gjeka ka thënë se një dekadë mbas ripërtëritjes së pavarësisë së Malit të Zi gjendja e Shqiptarëve nuk është aq e mirë sa pritej, sidomos në sferën ekonomike.

Ai theksoi se gjatë procesit të privatizimit shumë kompani kanë falimentuar dhe se qytetarët me kombësi shqiptare në parim sot jetojnë më keq se para dhjetë viteve.

Sipas fjalëve të tija, është fakt tashmë i njohur që Shqiptarët kanë dhënë kontribut të fuqishëm në ripërtëritjen e pavarësisë së Malit të Zi.

“Për këtë arsye, ne, si përfaqësues të subjekteve politike, duhet të bashkojmë dhe koordinojmë kërkesat të cilat i kemi drejt pushtetit qendror, si dhe të punojmë sinqerisht për të mirën e të gjithë qytetarëve”, shtoi Gjeka.

One comment

  1. Tash po te kujtohet te bashkosh kerkesat, ti qe nuk pate asnje kerkes kur hyre ne qeveri me baba Millon per b. te vete.
    Politicientet si ti ju shoft fara.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top