Thursday , May 23 2019
Lajmi i fundit

Gjeka: TAKIM ME DREJTORAT E SHKOLLAVE FILLORE

Fatmir-Gjeka (1)Kryetari i Komunes se Ulqinit z. Fatmir Gjeka priti sot ne nje takim pune drejtorat e shkollave fillore te qytetit tone .

Ne takim u be fjale per pergatitjet qe jane bere per fillimin e Vitit te ri shkollore.

Vemendje e vecante iu kushtua transportit falas te nxenesve. U tha qe Komuna, edhe pse eshte duke u ballafaquar me veshtiresi financiare, nuk heq dore qe te realizoje kete projekt i cili asaj do ti kushtoje rreth 90 mije euro per vitin shkollore. Llogaritet qe ne kete shume te participoje edhe Qeveria, respektivisht Ministria perkatese.

Transporti i femijeve falas, sipas te gjitha gjasave do te filloje ne muajin tetor. U la qe edhe shkollat te marrin obligimet e tyre.

Kjo nisem e Komunes u pershendet nga drejtorat e shkollave.

Kryetari Gjeka dhe bashkepunetoret e tij u interesuan edhe per zhvillimin e punimeve neper shkolla dhe shprehen gadishmeri per ofrimin e ndihmes ne kete drejtim.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top