Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Gjeka: TË BËHET MARRËVESHJA POLITIKE PËR DALJE NGA KRIZA

Fatmir GjekaKryetari i  Komunës së Ulqinit dhe   lideri i koalicionit ,,Bashkë  për të  ardhmen e Ulqinit” Fatmir Gjeka  i ka dërguar  udhëheqësve  të  partive që kanë  klubet  e këshilltarëve në Kuvendin  komunal  propozim për arritjen  e një marrëveshjeje  politike  për   të zgjidhur  krizën  në  të    cilën  gjendet  vetëqeverisja  lokale.
Duke  theksuar  që  gjendja  mund të  tejkalohet  vetëm me  marrëveshjen e  subjekteve relevant politik , me konsensus  dhe  pa  kushte, kryetari Gjeka  në letër  thekson  që qëllimi i marrëveshjes  është  të  mundësojë punën efikase  të  organeve dhe institucioneve  të administratës  lokale  dhe  ndërmarrjeve  publike  themelues i së  cilave  është  Kuvendi  komunal, deri  në  mbajtjen e  zgjedhjeve  lokale.
,,Në   këtë  drejtim  në takimin e parë   të  kryetarëve  të  partive do të  formohej   grupi  punues   i cili sa më parë do  të   propozojë  marrëveshjen” theksohet  në  letrën e  kryetarit Gjeka.
Ai propozon  që  takimi i parë me liderët  e partive  të mbahet ditën e diel  më  6 mars 2016.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top