Gjeka: TË ZBULOHEN AUTORËT E VANDALIZMIT

Fatmir Gjeka, Fatmir DjekaDrejtori i Organizatës Turistike Fatmir Gjeka dënoi vandalizmin në Panoramën mbi Valdanos dhe të Palestrës në natyrë.

„Kjo që është bërë është e pakuptueshme për çdo njeri normal. Kush do që e ka bërë nuk e donë Ulqinin dhe nuk ia dëshiron të mirën këtij qyteti. Në pamje të parë dëmi është i madh, por me siguri do ta bëjmë analizën dhe do të kërkojmë nga kompetentët që të zbulojnë aktorët e këtij akti të tmerrshëm. Panorama ishte vend shumë i vizituar në të cilin kënaqeshin turistët dhe mysafirët. Nëse jemi krenuar me atë lokalitet tani si shoqëri duhet të turpërohemi“, tha Gjeka për „Dan“.

Sipas fjalëve të tija, OT do të ndërmarr masat e nevojshme që të sanohet gjendja momentale në të dy lokalitetet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…