Wednesday , June 28 2017
Lajmi i fundit

Gjeka u përgjegj Cungut: TË GJITHË ULQINI I DINË QËLLIMET TUAJA

 

Fatmir Gjeka, Fatmir DjekaËshtë e pakuptimtë të diskutohet me “ekspertin” i cili as në moshën 60 vjeçare nuk ka mësuar se Llogaria përfundimtare e buxhetit nuk mund të ndahet: në pjesë, në copa, në ditë ose muaj apo siç i konvenon atij. Kjo është padituri elementare që domethënë se Cungu sot nuk do ta kalonte as vitin e dytë të studimeve.

Por Cungu dëshiron të jetë edhe ekspert, edhe prokuror, edhe gjykatës.

Sikur unë të mos isha i autorizuar të firmosi borxhet ndaj Milki Way gjykata do ta konstatonte dhe z. Mavriq nuk do të kishte të drejtë për kompenzim. Por këto kompenzime i ka përcaktuar qeveria dhe Ministria e bujqësisë siç është edhe obligimi jonë si Komunë që të ndihmojmë fermerët tonë dhe të gjithë bujqit. Unë e kam bërë këtë. Por ku është “Pro Agro” i juaj apo si është quajtur? Apo plani i famshëm për 700 të punësuar në bujqësi!? Vetëm mashtrime të pafund.

Të gjithë e dinë se ju mendoni vetëm si të ndihmoni veten. Asgjë dhe askush tjetër nuk iu intereson. Ka me dhjetra raste dhe dokumente që flasin për këtë, por me këtë rast po ju shtroj dy pyetje.

A i keni dërguar ju si kryetar i Komunës më 27 qershor 2012 njoftim SHA “Otrantcomerce” me të cilin e keni anuluar Kontratën e qiramarrjes së 4500 metrave katror të nënshkruar në kohë të pacaktuar në Totosh? Keni theksuar se Komuna nuk ka më interes për këtë, por këtë interes shumë shpejt e keni treguar Ju personalisht dhe kompania juaj!? Kësaj kompanie nga buxheti i komunës së Ulqinit pikërisht në këtë periudhë, për shkak të “gabimit të ekspertëve”, i janë paguar 270 mijë euro, kurse komuna nuk ka bërë ankesë!? Dhe të gjitha paratë në atë kohë, për çudi, ndodheshin në llogari!? Kush beson se e gjithë kjo është rastësi.

Në pyetjen tonë se a keni edhe Ju pronë në pjesën e përfshirë me Studimin lokal të lokacionit në Shtoj heshtni. Dhe që planet tuaja personale t i paguajnë qytetarët e Ulqinit! Tani Ju pyesim: a është e vërtetë që rrugën publike, respektivisht pronën shtetërore e keni vendosur si hipotekë në këtë hapsirë!? Dhe të gjithë këtë e keni vërtetuar në mënyrë të rregullt tek noteri!?

Për çdo rast, keni Ju, z. Cungu, mjaft problemet e tuaja. Të gjithë në Ulqin i dinë qartë qëllimet tuaja.

One comment

  1. qytetari I brengosur

    Qyqy, filluan te dalin teshat e nyta….

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top