Sunday , November 19 2017
Lajmi i fundit

Gjekë Gjonaj: RRUGA E PËRGJAKUR E SHTOJIT

 

AksidentiVdekja tragjike e Nua (Toni) Selçaninit në fshatin Shtoj të Ulqinit, është e fundit ndër humbjet e papritura, të befasishme e tronditëse në komunikacionin rrugor, gjegjësisht në rrugën e cila të çon nga Ulqini për në  ishullin Adë, pranë lumit Buna. Jeta e këtij 52 vjeçari, bashkëshort dhe baba i dy fëmijëve, u shua aksidentalisht mbrëmjen e së dielës,rreth orës 17,45  mbasi me makinën e tij Golf IV  është përplasur me lopë.

Qysh nga lëshimi në qarkullim kjo rrugë “pushtohet” nga kafshët shtëpiake, dele e lopë të shumta të cilat  janë kthyer në rrezik për  pjesëmarrësit në komunikacion. Kjo gjë sidomos muajve të fundit po shqetëson qytetarët, në veçanti vozitësite automjeteve, të cilët thonë se përditë rrezikohet jeta e tyre. Shoferët për këtë dukuri negative me pasoja tragjike fajësojnë pronarët e bagëtive të cilët nuk kujdesen për to, por i lëshojnë ditë e natë pa kurrfarë kontrolli. Por s’duhet harruar edhe (mos)respektimin e shenjave në këtë rrugë  të disa shoferëve. Sikur shpejtësia të ishte e vogël, pasojat nga plërplasja me kafshët shtëpiake në rrugë me siguri do ishte me më pak pasoja.

Më shqetësuese mbetet prania në mbrëmje e bagëtive papërkujdesje nëpër rrugën e Shtojit, kur edhe rreziku shtohet për shkak të errësirës. Me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme si shkak i pranisë së bagëtive në këtë rrugë të përgjakur, policia rrugore disa herë iu ka bërë thirrje të gjithë banorëve dhe pronarëve e kësaj zone që të kujdesen që bagëtitë e tyre në asnjë mënyrë mos të jenë pjesë e rrugës pa përkujdesjen e pronarëve.  Megjithatë  dukuria  e tillë vazhdon të jetë evidente, fatkeqësisht me pasoja tragike, humbje jete njerëzish. Prandaj   është koha e fundit  që policia në bashkërendim me të gjithë kompetentët e tjerë të parandalojnë  lëvizjen e pakontrolluar e bagëtisë, gjë që është shkak i aksidenteve jo të pakta me pasoja fatale dhe i dëmeve të mëdha materiale, duke përfsihirtë këtu edhe inicimin e procedurës për secilin nga pronarët që do të identifikohen.

Veç kësaj kompetentët do të ishte mirë të  zhvillojnë edhe një fushatë vetëdijësimi me moton “Kafshët në rrugë – rrezik në komunikacion”, ku do të të përfshihen qytetarë përgjatë rrugës së Shtojit dhe rrugëve të tjera lokale, pronarë të kafshëve shtëpiake të cilët i kullosin  kafshët shtëpiake afër rrugëve, apo edhe i kalojnë nëpër to. Vetëdijësimi do të duhej të përfshihej me prezentimin e statistikave të aksidenteve të së kaluarës, njoftim dhe sqarim të tyre me bazën ligjore për lëvizjen e bagëtive, me sanksionet që pasojnë, fotografi dhe aksidente në vendgjarje, artikuj nga gazeta etj, në mënyrë që ata  të dinë pasojat dhe rreziqet kur kafshët të  dalin në rrugë pa kontroll apo mbikqyrjen e tyre.

Nuk duhet të presim më që viktimat e shkaktuara nga aksidentet  në rrugën e Shtojit për shkak të lëvizjes së   pakontrolluar të bagëtive të shtohen gjithnjë e më shumë dhe të shohim se si disa  nga viktimat, miqtë tanë, fqinj, anëtarë të familjeve tona, ose të tjerë, fillojnë një udhëtim që ata kurrë nuk e përfundojnë.

 

 

3 comments

  1. Un tash 15 vjet jetoj nshtoj me mija hersh e kam ba at rrug po thuajse cdo her kam has lop ose dele po kurr nuk kam kjen nrrezik mu perplas sepse rrespektoj rregullat e komunikacijonit ku shpejtesia e lejuar esht 60 ne or prej mas plazhit te math e deri mas kishet e prej mas kishet e deri pak pa mrrit te rruga ads nja 3 km a po a ja esht 80 e kshtu qe aj qe rrespektan rregullat e komunikacijonit nuk ka problem as me lop as me dele, e sta qe e grahin makinen me 200 nor e ma teper gjynah lopt se skan faj se ata vet e kerkojn deken.

    • Ne lutemi për ju dhe familjen tuaj që ju kurrë nuk duhet të përjetoni këtë lloj tragjedie, do të ishte më mirë nëse komenti juaj do te thote ngushëllime familjes.

  2. Trgjedi e panevojshme!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top