Tuesday , October 20 2020
Lajmi i fundit

Gjeloshaj: NUK TËRHIQEM, BARDHI NUK RRESPEKTOJ MARRËVESHJEN E 2009

Nik Gjeloshaj, DjelosajJavëve të fundit në mediume lokale e nacionale, lajme kryesore kanë mundur të lexohen e dëgjohen deklarata nga më të ndryshmet, deri edhe te “analizat politike” në lidhje me të ashtuquajturin rotacion në Parlamentin e Malit të Zi nga përfaqësuesit e Koalicionit Shqiptar, të përbërë nga PD, ASH dhe LD.

Edhe pse Alternativa Shqiptare është sulmuar nga së paku tri palë, deri në këtë moment nuk kemi dashur të deklarohemi publikisht. Si subjekti i vetëm politik që vepron në trevën e Malësisë, me të gjitha strukturat e dala nga Kuvendi Partiak, kemi vendos që t’i presim partnerët tanë deri në momentin e fundit, për të respektuar marrëveshjen që e kemi nënshkruar.

Në këtë mënyrë, ne atyre u’a kemi ofruar mundësinë të kryejnë obligimet ndaj ASH-së.Siç dihet, me argumente të cilat po i elaborojmë këtu, ata nuk e respektuan, andaj ne kemi vendosur ta mbyllim këtë çështje.

Njoftojmë opinionin publik që në mbledhjen e mbajtur ditën e diel më 18.01.2015, Kryesia e Alternativës Shqiptare ka vlerësuar se ndryshimi në këtë moment nuk shkon në favor të Koalicionit Shqiptar dhe të përfaqësimit të shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi.

Arsye që kemi marrë këtë vendim janë:

• LD në MZ në krye me Mehmet Bardhin, pothuajse në tërësi nuk ka respektuar marrëveshjen me Alternativën Shqiptare të nënshkruar para zgjedhjeve parlamentare të 29.03.2009.

• Gjatë kohës sa ishte deputet z.Bardhi, as marrëveshjen për kordinimin e qendrimeve politike nuk e ka respektuar , duke mos shprehur qendrimin tonë. Në pesë vitet e fundit, mbas shumë përpjekjesh dhe kontaktesh nga ana jonë, nuk pranoi, e as që gjeti kohën të takohet me përfaqësuesit e
Alternativës Shqiptare, edhe pse me votat tona (malësorëve) e arriti postit e deputetit.

• Me marrëveshje parashikohej që çdo përfaqësim që vjen mbas deputetit i takon Alternativës Shqiptare. Mehmet Bardhi këtë gjë nuk e respekton. Ai delegon në vend të përfaqësuesve të Malësisë apo të Altenativës Shqiptare anëtarët e vetë: Tahir Gjonbalaj, në Komisionin e Konflikt-Interesit; Hajro Hajdarin, në Komisioni Shteteror Zgjedhor, dhe Basri Lika në Fondi për pakica.

• Mbas pesë viteve kujtohet dhe mundohet të bëjë arsyetimin se si dhe ku ka shpenzuar mjetet që koalicioni kishte për fushatë zgjedhore në bazë të ligjit, u kujtua vetëm kur i vjen në pyetje pozita e tij! Është e natyrshme që me një raport të tillë, ne nuk mund të pajtohemi, aq më pak, kur atë e bën pothuajse mbas pesë vitesh, edhe pse ne e kishim kërkuar që nga përfundimi i zgjedhjeve të 2009-tës.

• Obligimet që kishte LD dhe z. Bardhi ndaj Alternativës Shqiptare, për të mundësuar funksionimin si parti politike, pas analizës së bërë rezulton që kanë tentuar të na dëmtojnë , gjë që edhe ata e kanë pranuar në takime që kishim.

Të gjitha obligimet që ASH-ja i ka nënshkruar me marrëveshje, u është përmbajtur në tërësi, këtë e dinë z. Bardhi dhe përfaqësuesit e Koalicionit Shqiptarë.

Po ashtu përmes kësaj deklarate rikujtojmë anëtarin tjetër të Koalicionit, Partinë Demokratike, kryetarin e saj, z. Fatmir Gjeka se cilat ishin fjalët tona pas fitimit të mandatit dhe çfarë ishte qëndrimi i tij për çështjen e rotacionit në Parlament, kur ai u zgjodh kryetarë i Ulqinit dhe u tërhoq nga posti i deputetit!?

Pa u marr me detaje tjera, ftojmë edhe Partinë Demokratike që të respektojnë marrëveshjen me ASH-në, të nënshkruar para zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2012.

Bazuar në përvojat tona me partnerët në fjalë dhe në faktet e pamohueshme, të argumentuara , Kryesia e Alternativë Shqiptare sjell vendim të arsyeshëm se deputeti Nikë Gjeloshaj nuk do të jap dorëheqje nga Parlamenti i Malit të Zi.

ASH si gjithëherë mbetet e hapur ndaj LD-së dhe PD-së për bashkëpunim, por me respekt reciprok të asaj që është nënshkruar dhe parashihet me marrëveshje.

Ne nuk do të lejojmë mosrespektim të strukturave partiake, me të gjitha mënyrat legjitime dhe demokratike do mundohemi t’i mbrojmë vendimet, qendrimet dhe interesat tona në instancat më të larta, thuhet në kumtesë të Alternativës Shqiptare.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top