Wednesday , August 5 2020
Lajmi i fundit

Gjeloshaj: SË SHPEJTI DO TË DAL ME QËNDRIM

Nik Gjeloshaj, DjelosajOpinioni i gjerë javëve të fundit në portale e mediume të ndryshme pothuajse çdo ditë ka rastin të lexojë shkrime që kanë të bëjnë me marveshjet politike për çështjen e ndarjeve të mandateve të deputetëve nga partitë nacionale në Parlamentin e Malit të Zi.

Deklaratat në fjalë që konkretisht kanë të bëjnë me mua, unë personalisht i konsideroj cirk mediatik dhe anomali qesharake.

Të gjitha që kam pasur unë dhe subjekti që përfaqësoj, u kemi thënë antarëve të koalicionit në takimet e zhvilluara kohëve të fundit.
Dikush mendon të bëhet deputet përmes mediumeve, duke bërë cirk; të jesh deputet është përfaqësim i denjë politik i popullit, dhe jo hokej!

Ndoshta dikush ende se ka kuptuar që mënyrat e vjetrura të poltikës shqiptare u ka skaduar afati; gjeneratat e reja të politikanëve duhet sjellin frymë të re të politikbërjes.
Unë me të gjithë kapacitetin tim dhe të bashkëpuntorëve do të mundohem të jap kontributin që skena politike të bëhet më serioze dhe sa më parë të kthehet besimi në përfaqësuesit politik ,që po të njëjtit e humbën, kurse sot bëjnë cirk mediatik.

Të jesh përfaqësues i denjë i popullit tënd, nuk është luftë për privilegje disavjeçare , pensione nacionale, e interesa të ngushta , por punë e projekte konkrete për jetë më të mirë të atyre që na dhanë besimin.
Pak fjalë dhe fotografime për media, shumë punë, e mund për rezultate, për të mirën e pupullit dhe vendit tënd.

Pllaka e hokej-it nuk është tek ne, është te Lidhja Demokratike dhe Partia Demokratike.
Të jetë i sigurtë opinion publik se Nik Gjeloshaj nuk e shkel fjalën, e as nënshkrimin, nëse dikush më tradhton një herë, nuk është barrja ime, nëse arrit edhe herën e dytë, atëherë është barrja dhe përgjegjësia mbeten vetëm tek unë!

Respektimi duhet të jetë reciprok, disa janë mësuar ndryshe, atyre u dëshirojmë rrugë të mbarë, mirëpo ne ende jemi aty, kurr nuk është vonë për të përmirsua gabimet.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top