Gjithçka gati: „SERVANTES DHE DULCINEA“ NË PROGRAM SONTE

Servantes dhe DulcineaOrganizatorët e dramës „Servantes dhe Dulçinea“ kanë lajmëruar që gjithçka është gati për premierën e kësaj drame romantike në Qendër për kulturë në Ulqin.

„Kjo ishte një punë e madhe edhe për teatrot profesionist duke marrë parasysh tematikën e dramës, efektet e skenës dhe kostumografin“, tha regjisori Munib Abazi.

Në premierën e sotme, përveç të ftuarve të lartë të Ministrisë së kulturës të Malit të Zi dhe komunës së Ulqinit, do të jenë të pranishëm dhe regjisori i famshëm rus Pavel Lungin, laureati i dyfishtë i festivalit të Kanës, si dhe përfaqësuesit e ambasadave të huaja në Mal të Zi.

Organizatorët kanë apeluar tek të ftuarit që në shfaqje mos të marrin fëmijë nën moshën 12 vjeç duke theksuar që drama „Servantes dhe Dulçinea“ do të luhet në Ulqin edhe të shtunën dhe të dielën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…