Nënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hadixha Gjoni tha se situata epidemiologjike në Ulqin është shumë brengosëse.
“Por, nuk mund të kuptojë që, për shembull, kalojnë nga 15 ditë që, sipas statistikave të Institutit për Shëndetit Publik, askush në këtë komunë nuk është shëruar nga koronavirusi!?”, tha ajo.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Ulqin është 264, ndërsa tash një kohë të gjatë shifra e të shëruarve stagnon në 106.