Tuesday , June 18 2019
Lajmi i fundit

Gjoni: CUNGU UZURPOI GJITHË PUSHTETIN NË KOMUNË

Kryetarja e klubit të këshilltarëve të Unionit Demokratik të Shqiptarëve Hadixha Gjoni ka deklaruar të premten që në Ulqin nuk ekziston pushtet koalicioni. “Pushteti që nga shtatori i vitit 2011 është përmbledhur tek një person, kryetari momental i komunës së Ulqinit Nazif Cungu, i cili që tani është ushtrues detyre i kryetarit të komunës”, tha ajo në Radio Ulqin.

Sipas fjalëve të saja, në këtë Raport pune për vitin 2012 Cungu i nënvlerësoi partnerët e vet të koalicionit. “Ai me asnjë fjalë nuk i ka përmendur dy nënkryetarët e komunës nga radhët e Partisë demokratike dhe Partisë socialdemokrate, bile as menaxherin e komunës”, tha Gjoni duke vlerësuar që në atë mënyrë Cungu dërgoj mesazhin që “vetëm unë jam pushtet”.

Gjoni ka shprehur dyshimin që me anë të borxheve të fryra grabitet komuna.

“Mendojmë që është më mirë që mbas vere të organizohen zgjedhjet lokale, sepse pushteti aktual është i paaftë të bëj diçka të mirë për qytetarët. Ato vetëm mendojnë për bizneset e veta”, shtoi nënkryetarja e UDSH-së.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top