Wednesday , October 23 2019
Lajmi i fundit

Gjoni: KEMI PROBLEM NË KOMUNIKIM ME NP „TË MIRAT DETARE“

Hadixha GjoniNënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hadixha Gjoni vlerësoi se përveç investimeve të pamjaftueshme në Ulqin është evident edhe problemi në komunikim në mes Ndërmarrjes Publike Për Menaxhimin e Të Mirave Detare me vetëqeverisjet lokale.

„Problemi në komunikim për ne është shumë më kompleks se faktet financiare. Kjo është treguar edhe gjatë zbatimit të ligjit të ri ose në risitë të cilat i sollën këto ndryshime, sidomos në marrëdhënie me qiramarrësit“, tha ajo.

Sipas fjalëve të saja, kjo marrëdhënie nuk është korrekte, në veçanti kur flasim për hapësirën e plazheve. „Thjesht për arsye se këto njerëz paguajnë qira të larta, e askush nuk i ndihmon në zgjidhjen e problemeve infrastrukturore, para së gjithash mendoj për rrugët qasëse, furnizimin me energji elektrike, e po ashtu edhe për problemet sanitare të cilat janë evidente çdo sezon“, shtoi Gjoni.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top