Sunday , November 19 2017
Lajmi i fundit

Gjoni: KËRKOJMË PROGRAMIN MË TË MIRË SOCIAL PËR PUNËTORËT E “RIVIERËS SË ULQINIT”

Hadixha GjoniNënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hadixha Gjoni, gjatë pjesëmarrjes në emisioni “Okvir” në TVMZ, deklaroi se edhe pse kjo vetëqeverisje lokale nuk kishte kompetenca të veçanta gjatë procesit të qiradhënies së një pjese të pronës së NHP “Riviera e Ulqinit” kompanisë Karisma Hotels & Resorts, në pushtetin lokal janë shumë të interesuar për tërë këtë proces dhe me vëmendja e kanë përcjell zhvillimin e tij. Sipas fjalëve të saja, ekzistojnë tre segmente shumë të rëndësishme për Komunën e Ulqinit.

“Segmenti i parë është që të fillohet me privatizime cilësore në Ulqin dhe që më në fund diçka të jetësohet në praktikë. Segmenti i dytë është programi social, për të cilin kemi premtime të forta që do të jetë programi më i mirë social të cilin deri tani e kishin punëtorët e “Rivierës së Ulqinit”. Ne këtë e potencojmë fuqishëm dhe nuk dëshirojmë që të përjetojnë fatin e qindra punëtorëve tjerë të kësaj ndërmarrje. Në kontaktet tona me përfaqësuesit e Qeverisë së Malit të Zi kemi fituar garancitë që mjetet për këtë program social janë siguruar dhe se punëtorët do të marrin kompensime korrekte. Dhe segmenti i tretë, i cili ndoshta është segment turistiko – nostalgjik, është kthimi në tregun turistik të Ulqinit të një turoperatori të njohur siç është TUI i cili qëndron pas tërë këtij procesi”, tha ajo.

Gjoni theksoi se nuk do të dëshironte që ndonjë gjë të ndalojë këtë proces, sepse Ulqinit gjithmon i ndodh diçka e tillë.

„Të gjithë investimet e dështuara nuk janë rezultat vetëm i privatizimeve të dobëta. Periudha 2006 – 2011 është periudhë e bumit investues, për të cilën pushteti i atëhershëm lokal nuk ka përgatitur infrastrukturën e nevojshme. Po ashtu, kjo nuk është kontrata e parë e fshehtë. Ne kemi vendimet të cilët na janë fshehë për nëntë vite të plota, gjegjësisht nga viti 2008, e ato kanë të bëjnë me hotelin „Galeb“. Mirëpo, shpresoj që ky investim do të realizohet dhe se do të kemi turistë nga ato tregje të cilët me dekada e kanë shënuar turizmin e Ulqinit“, deklaroi ajo.

Gjoni në fund tha se Port Milena për disa arsye duhet të jetë projekt primar i Qeverisë së Malit të Zi dhe i Komunës së Ulqinit.

„Bëhet fjalë për pjesën atraktive të Plazhit të madh për të cilin janë të lidhur interesat e qytetarëve dhe të vet komunës. Ajo nuk guxon të ekzistojë ekologjikisht në gjendjen që është sot. Shpresoj që këto detyrime të cilët janë marrë përsipër do të na obligojnë edhe më shumë që ky problem të zgjidhet“, përfundoi ajo.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top